Angina pectoris e qëndrueshme, pra dhimbja e kraharorit, është shenja më e rëndomtë e sëmundjes ishemike të zemrës. Termi e ka zanafillën në fjalën greke "ankhon", që do të thotë "të shtrëngosh", dhe fjalën latinisht "pectus", që do të thotë "kraharor", ndaj fjalë për fjalë nënkupton një ndjesi shtrëngimi në kraharor.
Në terminologjinë e sotme mjekësore, angina pectoris përkufizohet si një dhimbje ose shtrëngim i përkohshëm në kraharor për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm të muskulit të zemrës me oksigjen, e cila nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe ndalon pasi pacienti qëndron në gjendje qetësie.
Furnizimi i pamjaftueshëm i muskulit të zemrës me oksigjen rrjedh nga kërkesa e lartë e muskulit të zemrës për oksigjen për shkak të një sforcimi fizik (angina e qëndrueshme); megjithatë, ndonjëherë muskuli i zemrës kërkon më shumë oksigjen për shkak të stresit psikologjik, ajrit të ftohtë ose konsumit të ushqimit (angina e provokuar).
Llojet e angina pectoris
Në varësi të simptomave të përjetuara nga pacienti, angina pectoris klasifikohet si tipike, jotipike ose jashtëkardiake.
Angina pectoris tipike karakterizohet nga sa vijon:
- Dhimbje dhe/ose shqetësim nën kockën e kraharorit, në qafë, nofulla, shpatull ose krah
- Simptoma nxitet nga sforcimi fizik ose stresi psikologjik
- Dhimbja ose shqetësimi zhduket në gjendje qetësie ose pas marrjes së nitroglicerinës.
Angina pectoris jotipike karakterizohet nga dy prej tre veçorive të mësipërme.
Në rast se dhimbja e kraharorit është jashtëkardiake, pra jo e lokalizuar në zemër, vetëm një ose ndoshta asnjë prej simptomave tipike janë të pranishme.
Opsionet e trajtimit
Strategjia e trajtimit të anginës së qëndrueshme ka avancuar shumë gjatë viteve të fundit. Për zgjedhjen e terapisë së duhur, mjekët udhëhiqen jo vetëm nga nevoja për lehtësimin e simptomave, por marrin në konsideratë një sërë faktorësh. Trajtimi fokusohet jo vetëm te ndryshimet anormale të enëve të gjakut, por edhe te dëmtimi që ka pësuar muskuli i zemrës. Barna të ndryshme janë përdorur për lehtësimin e simptomave të anginës dhe uljen e shpeshtësisë së tyre, për reduktimin e shpeshtësisë dhe forcës së kontraktimeve të muskulit të zemrës dhe për parandalimin e spazmave vaskulare. Ato përpiqen gjithashtu të përmirësojnë rezultatet e pacientit duke parandaluar komplikacionet e rënda, si për shembull infarktin e miokardit ose vdekjen. Prognoza mund të përmirësohet përmes mjekimit antitrombotik (barna që frenojnë bashkimin e pllakëzave të gjakut, duke përfshirë Aspirin® Protect), uljes së niveleve të kolesterolit (LDL-C), dhe përmes terapisë me antioksidant. Në disa raste mund të nevojiten ndërhyrje shtesë, duke përfshirë angioplastikën (përdorimin e një kateteri për të zgjeruar enën e gjakut) dhe kirurgjinë bajpas , por këto procedura nuk mund të përdoren te të gjithë.
Pacientët diabetikë me anginë të qëndrueshme kërkojnë kujdes të veçantë. Te këta pacientë, simptomat e anginës kanë tendencën të jenë shumë të lehta. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të një prej komplikacioneve më të zakonshme të diabetit, neuropatisë (humbje e funksionit të nervave ndijore) që shpeshherë ndikon te funksionimi i sistemit kardiovaskular . Kjo nuk lejon që pacientët të ndiejnë shtrëngimin e fortë dhe të dhimbshëm në kraharor që karakterizon anginën, edhe pse episodet ishemike (periudha me furnizim të pamjaftueshëm me oksigjen) zbulohen përmes monitorimit për 24 orë me EKG.(1)
Çfarë mund të bëni për të përmirësuar gjendjen tuaj?
E para dhe më e rëndësishmja, çdo duhanpirës duhet të lërë menjëherë duhanin. Kjo është provë e qartë se duhanpirja është më i rëndësishmi ndër faktorët e shmangshëm të rrezikut nga sëmundja e arteries koronare . Lënia e duhanit lehtëson simptomat dhe përmirëson prognozën.
Ju duhet të kontrolloni rregullisht metabolizimin e lipideve. Një dietë e shëndetshme mund të ulë nivelet e përgjithshme të kolesterolit "të keq" (LDL), duke reduktuar rrezikun e sëmundjes së arteries koronare. Është gjithashtu më e lehtë të humbësh kilet e tepërta, gjë që përmirëson shëndetin e zemrës dhe sistemin kardiovaskular .
Normalizimi i peshës trupore është gjithashtu i rëndësishëm për shkak se obeziteti, sidomos obeziteti i lokalizuar në regjionin abdominal , rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj ju duhet të kryeni aktivitet fizik të rregullt, pasi kjo ndihmon në normalizimin e peshës trupore. Aktiviteti fizik rrit gjithashtu kapacitetin fizik të pacientëve me anginë , lehtëson simptomat e tyre, përmirëson presionin e gjakut dhe ka një efekt pozitiv të përgjithshëm në metabolizëm . Te një zemër e mësuar me aktivitet fizik, qarkullimi koronar është në gjendje më të mirë, pulsi në gjendje qetësie është i ulët, dhe raporti qetësi-aktivitet është më i favorshëm. Aktiviteti fizik i rregullt mbron gjithashtu nga përkeqësimi i funksionit diastolik të barkushes së majtë për shkak të moshës. Për më tepër, kjo do të lehtësojë rrezikun e infarktit dhe do të përmirësojë rezultatet e pacientit. Për të përcaktuar një program stërvitjeje, ju duhet të këshilloheni gjithmonë me mjekun, i cili vlerëson aftësitë fizike dhe ashpërsinë e simptomave tuaja për të dhënë këshilla të personalizuara për nivelin e rekomanduar të aktivitetit fizik.
Faktorët psikologjikë mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në provokimin e goditjeve të anginës. Diagnostikimi i anginës pectoris mund të shkaktojë ankth në vetvete. Ka teknika të ndryshme të relaksimit dhe metoda të tjera që mund të jenë shumë të dobishme në përballimin e stresit. Fatkeqësisht, shumë persona i kthehen alkoolit për të mbytur ankthin. Megjithatë, në vend që t'i zgjidhë problemet e tyre, alkooli mund të jetë burimi i problemeve të tjera. Ekziston një keqperceptim i gjerë se alkooli është i mirë për zemrën. Ndërkohë që një gotë e vogël vere në ditë mund të jetë me të vërtetë e dobishme, konsumi i rregullt i alkoolit në sasi të mëdha mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe është sidomos i dëmshëm për personat me hipertension ose me insuficiencë kardiake kongjestive. Megjithëse konsumimi i lehtë i moderuar i alkoolit (1-2 pije në ditë) nuk rrit rrezikun e infarktit të miokardit , nivelet> 100 g në javë shoqërohen me vdekshmëri më të lartë kardiovaskulare (1).
Aspirin® Protect 100 mg është një bar që përmban acid acetilsalicilik. Një tabletë në ditë, e marrë rregullisht, frenon ngjitjen anormale të pllakëzave të gjakut, duke penguar krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut dhe duke reduktuar kështu rrezikun e infarktit në pacientët me rrezik te larte. (2) Provat aktuale mbështesin përdorimin e dozës ditore të Aspirinës prej 75-100mg për parandalimin e ngjarjeve ishemike në pacientët me CAD me ose pa infarkt të mëparshëm të miokardit (1).
Mos e lini pas dore këtë problem. Mos prisni deri sa të jetë bërë dëmi.
Lexoni fletudhëzuesin e pacientit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj për të mësuar rreth rreziqeve dhe efekteve anësore.
Referenca:
- (1) Knuuti J, Wijns W, Saraste A, et al. 2019 ESC Guidelines for the diagnosis and management of chronic coronary syndromes. Eur Heart J. 2020;41(3):407-477. doi:10.1093/eurheartj/ehz425. Return to content
- (2) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.