Vera e kuqe dhe frutat e kuqe të pyllit

Vera e kuqe dhe frutat e kuqe të pyllit

Frutat e kuqe të pyllit, vera e kuqe dhe përbërësi që ndodhet në to, i quajtur resveratol, janë të mira për zemrën. Nuk është rastësi që konsumi i sasive të moderuara të verës së kuqe është konsideruar tradicionalisht si ilaç për zemrën.

Alkooli dhe përbërësit e tjerë që gjenden te vera e kuqe, si p.sh. antioksiduesit, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke rritur sasinë e lipoproteinës me densitet të lartë ose të kolesterolit "mbrojtës" në trup, duke mbrojtur arteriet nga dëmtimi. Ndërsa ne i gëzohemi lajmit se vera është e mirë për zemrën, mjekët paralajmërojnë kundër konsumit të sasive të mëdha të alkoolit. Megjithatë, ata e pranojnë se vera e kuqe ka veti që përmirësojnë shëndetin e zemrës. Këtu mund të përfshihen antioksiduesit, flavonoidët ose resveratoli.(1)

Vera e kuqe dhe frutat e kuqe të pyllit

Çfarë e bën të shëndetshme verën e kuqe?

Edhe pse vera e kuqe konsiderohet më e dobishme për zemrën krahasuar me llojet e tjera të pijeve alkoolike, edhe birra, vera e bardhë ose likeret mund të jenë po aq të dobishme. Deri më tani nuk ka asnjë provë të pakundërshtueshme se vera e kuqe është më e mirë se llojet e tjera të pijeve alkoolike në këtë aspekt. Megjithatë, është vërtetuar se antioksiduesit që ajo përmban, të quajtur polifenole, ndihmojnë në mbrojtjen e enëve të gjakut në zemër. Një nga polifenolet që meriton vëmendjen tonë është resveratoli.(1)

Resveratoli te vera e kuqe

Te vera e kuqe, resveratoli mund të jetë substanca që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të mureve të enëve të gjakut dhe pengon krijimin e koagulave të gjakut. Kërkimet mbi resveratolin janë kryer vetëm te kafshët dhe jo te njerëzit. Te minjtë, është vërtetuar se konsumi i resveratolit mbron nga obeziteti dhe zhvillimi i diabetit, i cili mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, kërkuesit kanë arritur ta konfirmojnë diçka të tillë vetëm te minjtë dhe jo te njerëzit. Megjithatë, në mënyrë që resveratroli të hyjë në trupin e njeriut në të njëjtin raport me peshën trupore si ai që është administruar te minjtë, do të duhej të pinim një mijë litra verë të kuqe çdo ditë. Kërkimet e kryera te derrat kanë treguar se resveratoli përmirëson funksionet e zemrës dhe rrit prodhimin e insulinës. Disa studime sugjerojnë se resveratoli mund të kontribuojë në parandalimin e inflamacionit dhe krijimit të koagulave të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme. Sipas një studimi, te burrat e moshuar, resveratoli ul efektet e dobishme të aktivitetit fizik te zemra. Gjithashtu, është e rëndësishme të dini se efektet e resveratolit zgjasin vetëm për një kohë të shkurtër, menjëherë pasi është konsumuar vera e kuqe.(1)

Vera e kuqe dhe frutat e kuqe të pyllit

Resveratoli te rrushi dhe ushqime të tjera

Resveratoli te vera e kuqe vjen nga lëkura e rrushit. Duke qenë se, te vera e kuqe, lëkura e rrushit fermentohet për një kohë më të gjatë se në rastin e verës së bardhë, resveratoli gjendet në sasi më të mëdha te vera e kuqe. Prandaj, nëse dëshironi të merrni resveratol pa pirë alkool, duhet të hani rrush ose të pini lëng rrushi, pasi mund të ketë efekt të ngjashëm me verën e kuqe.

Lajthitë, boronicat dhe boronicat e kuqe përmbajnë gjithashtu sasi resveratoli. Megjithatë, ende nuk dihet se cili sjell më tepër dobi për sa i përket shëndetit të zemrës, konsumi i verës së kuqe apo i këtyre frutave. Gjithashtu, ekzistojnë disa suplemente ushqimore që përmbajnë resveratol, të cilat janë vërtetuar se nuk shkaktojnë dëme për shëndetin; megjithatë, niveli i absorbimit të resveratolit është shumë i ulët.(2,3)

Cilat janë avantazhet e alkoolit për zemrën?

Disa studime kanë treguar se konsumi i alkoolit në sasi të moderuara (d.m.th., <15 deri në 20 g / ditë, 1 deri në 2 pije standarde) mund të reduktojë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekshmërinë, pasi konsumi i ulët i alkoolit: (4,5)

  • Rrit nivelet e lipoproteinës me densitet të lartë ose të kolesterolit të "mirë" në trup.
  • Ul rrezikun e krijimit të koagulave të gjakut.
  • Ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të arterieve, të shkaktuara nga lipoproteina me densitet të ulët ose kolesteroli i "keq".
  • Mund të ndikojë pozitivisht te presioni i gjakut.
Vera e kuqe dhe frutat e kuqe të pyllit

Rëndësia e sasisë së moderuar

Avantazhet e mundshme të alkoolit në lidhje me zemrën duken inkurajuese. Ata që konsumojnë sasi të moderuara alkooli, mundësisht verë të kuqe, kanë shanse më të ulëta për të vuajtur nga sëmundje të zemrës gjatë jetës së tyre. Megjithatë, as Shoqata Amerikane e Zemrës dhe as Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut nuk rekomandojnë që të filloni të pini alkool për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Kjo për arsye se konsumi i tepërt i alkoolit është shumë më i dëmshëm për shëndetin. (4) Ai mund të dëmtojë mëlçinë dhe të shkaktojë obezitet ; mund të çojë në zhvillimin e disa llojeve të kancerit; dhe mund të dëmtojë zemrën në terma afatgjatë. Për më tepër, personat që kanë sëmundje zemre nuk duhet të konsumojnë fare alkool. Kjo vlen edhe për gratë shtatzënë dhe personat që marrin medikamente çdo ditë.(4)

Në të kundërt, nëse jeni të shëndetshëm dhe ju pëlqen vera e kuqe, mund të vazhdoni ta pini në sasi të moderuara, duke përfituar nga efektet e saj pozitive për shëndetin tuaj. Sasia e rekomanduar është një gotë në ditë për gratë dhe burrat mbi 65 vjeç dhe dy gota në ditë për burrat nën 65 vjeç. Burrave u lejohet të pinë dy gota, pasi për shkak të konstruktit të tyre më të madh, kanë më tepër enzima që shpërbëjnë alkoolin.(4)

Aspirin® Protect 100 mg është një bar që përmban acid acetilsalicilik. Marrja e një tablete në ditë frenon lidhjen anormale të pllakëzave të gjakut, duke penguar krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut dhe duke reduktuar kështu rrezikun e infarktit.(6)

Referenca

  • (1) Haseeb S, Alexander B, Baranchuk A. Wine and Cardiovascular Health: A Comprehensive Review. Circulation. 2017;136(15):1434-1448. doi:10.1161/CIRCULATIONAHA.117.030387. Return to content
  • (2) Rimando AM, Kalt W, Magee JB, Dewey J, Ballington JR. Resveratrol, pterostilbene, and piceatannol in vaccinium berries. J Agric Food Chem. 2004;52(15):4713-4719. doi:10.1021/jf040095e. Return to content
  • (3) Bolling BW, McKay DL, Blumberg JB. The phytochemical composition and antioxidant actions of tree nuts. Asia Pac J Clin Nutr. 2010;19(1):117-123. Return to content
  • (4) Piano MR. Alcohol's Effects on the Cardiovascular System. Alcohol Res. 2017;38(2):219-241.; Return to content
  • (5) Snopek L, Mlcek J, Sochorova L, et al. Contribution of Red Wine Consumption to Human Health Protection. Molecules. 2018;23(7):1684. Published 2018 Jul 11. doi:10.3390/molecules23071684. Return to content
  • (6) Aspirin Protect, Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.