Duhet të merrni masa çdo ditë për të ruajtur në mënyrë të qëndrueshme shëndetin. Pyetjet kyçe përfshijnë “Çfarë?”, “Kur?”, “Si?”, “Sa?” dhe “Me çfarë?”, por lista vazhdon. Të jetuarit në mënyrë të ndërgjegjshme është thelbësore. Cili është kuptimi i fjalës "i ndërgjegjshëm"? Të jesh i ndërgjegjshëm do të thotë t'i japësh formë çdo gjëje në jetë mbi të cilën ke kontroll. Në ditët e sotme, ndërgjegjësimi është thelbësor në pothuajse çdo fushë. Kur vjen puna te zemra, kjo qasje bëhet edhe më e rëndësishme.
1 Eliminoni në mënyrë të ndërgjegjshme kënaqësitë e dëmshme
Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo çfarë e bën atë edhe më të rrezikshëm është fakti se duhanpirësit e vendosin shëndetin e tyre në rrezik me vullnet të plotë, pasi ky është një ndër faktorët e paktë të rrezikut që mund të mbahet nën kontroll falë zgjedhjeve të ndërgjegjshme për jetën.(1) Krahas nikotinës, tymi i cigareve përmban gjithashtu një sërë toksinash të tjera si katran, monoksid karboni, formaldehid dhe cianid hidrogjeni. Dëmi i shkaktuar nga pirja e duhanit mund të marrë formën e presionit të lartë të gjakut, niveleve të larta të kolesterolit, madje edhe të iktusit ose goditjes në zemër.(2) Për këtë arsye, lënia e duhanit është tejet e rekomandueshme – qoftë edhe mbi bazën e udhëzimeve të një specialisti. Nuk është kurrë vonë!
Krahas pirjes së duhanit, duhet të reduktohet edhe konsumi i alkoolit për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.(1) Disa besojnë se konsumi i pijeve alkoolike në sasi të moderuar—le të themi gjysmë gote verë të kuqe—është i dobishëm, dhe madje rekomandohet nga shumë mjekë. Ai mund të rrisë nivelet e kolesterolit “të mirë” në trup, të reduktojë rrezikun e krijimit të koagulave të gjakut dhe të parandalojë dëmtimet arteriale.(3) Sigurisht, si çdo substancë tjetër, edhe vera i prek të gjithë në mënyrë të ndryshme, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar nëse është e mirë edhe për ju.
2 Kryeni kontrolle të rregullta
Zgjedhjet jetësore të ndërgjegjshme përfshijnë marrjen e informacionit të nevojshëm. Çështja e shëndetit të zemrës nuk është shaka dhe është mirë të mos e neglizhoni. Ka dy mënyra se si mund të përfitoni nga kontrollet e rregullta: Nëse testet tregojnë nuk keni asnjë problem, atëherë mund të rrini të qetë. Nëse testet sugjerojnë presion gjaku, nivel sheqeri në gjak, nivele kolesteroli ose trigliceridesh mbi normën optimale, mund të veproni sa më shpejt për të parandaluar progresin në një fazë më serioze, ku përfshihet iktusi ose goditja në zemër.
Krahas marrjes së përditësimeve mbi shëndetin, duhet të zbuloni nëse keni ndonjë histori të sëmundjeve kardiovaskulare në familjen tuaj, pasi kjo mund të përbëjë një faktor rreziku.(1) Pasi të jeni njohur me të gjitha kërcënimet, mund të bëni zgjedhjet e duhura për jetën tuaj, për të ndihmuar në shmangien e problemeve.
3 Bëni zgjedhje të ndërgjegjshme për sa i përket të ushqyerit
Trupi juaj shfrytëzon atë që hani dhe pini. Prandaj, do të ishte mirë të analizonit dhe planifikonit me kujdes lëndët ushqyese që duhet t'i jepni trupit që të funksionojë siç duhet. Shumë sëmundje kardiovaskulare shkaktohen nga kequshqyerja. Është thelbësore të ruani ekuilibrin e lëndëve të ndryshme ushqyese që merrni nga ushqimi dhe pijet. Trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale, proteina, yndyrë dhe karbohidrate. Më e mira do të ishte të hani shumë perime dhe fruta të pasura me fibra dhe të kufizoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe yndyre të saturuar, për të ulur rrezikun e obezitetit. Duhet të reduktoni gjithashtu sasinë e natriumit, pasi sasi të mëdha të tij rrisin rrezikun e presionit të lartë të gjakut, i cili mund të çojë në infarkt .(1)
4 Ushtrohuni rregullisht
Të ushtruarit në mënyrë të rregullt ofron disa dobi për zemrën. Duke u stërvitur më tepër se një orë për tre herë në javë, ka gjasa të parandaloni obezitetin dhe sëmundjet që lidhen me të.(4) Rekomandohet që individët të kryejnë së paku 30 min / ditë, 5 ditë / javë me aktiviteti fizik me intensitet të moderuar (d.m.th. 150 min / javë) ose 15 min / ditë, 5 ditë / javë me intensitet të fortë aktiviteti fizik (75 min / javë), ose një kombinim i të dyjave, i kryer në seanca me kohëzgjatje të paktën 10 minuta. Seancat më të shkurtra të ushtrimeve (d.m.th., 10 min) mund të jenë gjithashtu të përshtatshme, veçanërisht në individë që kanë mungesë tonifikimi të muskujve.(1)
Për kontrollin e lipideve ose menaxhimin e peshës trupore, janë propozuar kohëzgjatje më të gjatë të ushtrimeve, përkatësisht 40 dhe 60–90 min / ditë. Ushtrimet ndikojnë gjithashtu pozitivisht në qarkullimin e gjakut dhe forcojnë zemrën.
Vrapi është lloji më i rëndomtë i aktivitetit fizik, me dobitë më të mëdha shëndetësore, dhe duhet të praktikohet në ambiente të jashtme sa herë të jetë e mundur. Të qenit në natyrë ju ndihmon të qetësoheni dhe relaksoheni, si dhe të shkarkoni stresin e akumuluar.
Studimet e fundit kanë treguar se drita e diellit sjell dobi ende të panjohura. Ajo çliron oksidin nitrik - (NO) të depozituar në lëkurë, çka sjell reduktim të presionit të lartë të gjakut. Në këtë rast, nuk është vitamina D që e prodhon këtë efekt, por rrezatimi UV.(5) Kujdesi dhe sasia janë thelbësore edhe në këtë rast, pasi ekspozimi i tepërt ndaj diellit mund të shkaktojë kancer në lëkurë.
5 Merrni barna në mënyrë të ndërgjegjshme për të parandaluar ose trajtuar në mënyrë efikase një gjendje ekzistuese
Një stil jetese i ndërgjegjshëm përfshin marrjen e barnave të duhura për parandalim dhe trajtim. Aspirin® Protect 100 mg parandalon krijimin jonormal të koagulave të gjakut, duke reduktuar rrezikun e infarktit. Përbërësi i saj aktiv, acidi acetilsalicilik, ndihmon në parandalimin e agregimit të pllakëzave të gjakut, duke parandaluar kështu krijimin e koagulave të gjakut që mund të ngushtojnë ose bllokojnë enët e gjakut.(6)
Aspirina me dozë të ulët mund të konsiderohet për parandalimin parësor kardiovaskular në të rriturit me rrezik më të lartë 40-70 vjeç të cilët nuk janë në rrezik të rritur nga hemorragjitë. Aspirina me dozë të ulët nuk duhet të administrohet në rutinë për parandalimin parësor kardiovaskular midis të rriturve> 70 vjet (7,8)
Referenca
- (1) Piepoli MF, Hoes AW, Agewall S, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts)Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Eur Heart J. 2016;37(29):2315-2381. doi:10.1093/eurheartj/ehw106. Return to content
- (2) Onor IO, Stirling DL, Williams SR, et al. Clinical Effects of Cigarette Smoking: Epidemiologic Impact and Review of Pharmacotherapy Options. Int J Environ Res Public Health. 2017;14(10):1147. Published 2017 Sep 28. doi:10.3390/ijerph14101147. Return to content
- (3) Teissedre PL, Stockley C, Boban M, Ruf JC, Ortiz AM, Gambert P, Flesh M. The effects of wine consumption on cardiovascular disease and associated risk factors: a narrative review. OENO One, 52(1), 67-79. Return to content
- (4) Piercy KL, Troiano RP, Ballard RM, et al. The Physical Activity Guidelines for Americans. JAMA. 2018;320(19):2020-2028. doi:10.1001/jama.2018.14854. Return to content
- (5) Weller RB, Wang Y, He J, et al. Does Incident Solar Ultraviolet Radiation Lower Blood Pressure?. J Am Heart Assoc. 2020;9(5):e013837. doi:10.1161/JAHA.119.013837. Return to content
- (6) Bayer AG. Aspirin Protect Patient Information Leaflet. 2020. Available at: https://ogyei.gov.hu/drug_database [accessed 30 June 2020] Return to content
- (7) J Michael Gaziano, Carlos Brotons, Rosa Coppolecchia et al ; the ARRIVE Executive Committee. Use of aspirin to reduce risk of initial vascular events in patients at moderate risk of cardiovascular disease (ARRIVE):a randomised, double-blind, placebo-controlled trial. Lancet. 2018 Sep 22;392(10152):1036-1046. Return to content
- (8) Aspirin Protect Patient Information Leaflet, as approved by AKBPM 05/2022. Return to content
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.