Çfarë roli luan historiku i familjes? A është e trashëgueshme predispozita?

Çfarë roli luan historiku i familjes? A është e trashëgueshme predispozita?

Historiku i familjes

Gjenet nuk transmetojnë vetëm tipare, por edhe predispozita për disa sëmundje të caktuara.

Nëse në familje keni persona me sëmundje kardiovaskulare, edhe ju mund të jeni më të rrezikuar.

Normalisht, kur bëhet fjalë për faktorë të trashëgueshëm, duhet të merrni në konsideratë sa e afërt është lidhja me personin në familjen tuaj i cili vuan nga sëmundja. Gjasat që të vuani nga sëmundje kardiovaskulare janë më të mëdha nëse keni një të afërm/kushëri të shkallës së parë të diagnostikuar me sëmundje kardiovaskulare në moshë më të re se 55 vjeç për burra dhe 65 vjeç për gra.(1)

Si ndikohet rreziku nga prejardhja familjare?

roli-i-historikut-të familjes

“Trashëgimia” familjare mund të ndikojë në predispozitën tuaj ndaj sëmundjeve jo vetëm me anë të gjeneve, por edhe përmes një sërë mënyrash të tjera. Disa zakone dhe tendenca familjare të tilla si duhanpirja e rregullt, dieta e pashëndetshme apo mungesa e ushtrimeve, të cilat i merrni nga prindërit tuaj pa i vënë re, mund gjithashtu ta rrisin rrezikun.(2)

Çfarë mund të bëni në lidhje me trashëgiminë familjare?

Nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar prejardhjen gjenetike dhe predispozitat tuaja ndaj një sëmundjeje, megjithatë ajo që mund të ndryshoni është sjellja dhe stili juaj i jetesës. Mund të ulni rrezikun kardiovaskular duke:

 

  • lënë duhanin

  • bërë ushtrime rregullisht

  • bërë kujdes me peshën dhe dietën

  • ulur presionin e lartë të gjakut

  • ulur nivelet e larta të kolesterolit

  • marrë mjekime për diabetin (nëse keni)(1)

Është e rëndësishme të informoni mjekun tuaj për rreziqet gjenetike për të cilat jeni në dijeni. Nëse jeni mbi 40, bëni mirë të shkoni për një kontroll për t’u përditësuar mbi gjendjen e enëve të gjakut dhe mundësinë për të bërë ndryshime në stilin e jetesës që të zbutni ndikimin gjenetik.(1)

 

Referenca

  • (1) Piepoli MF, Hoes AW, Agewall S, et al. 2016 European Guidelines on cardiovascular disease prevention in clinical practice: The Sixth Joint Task Force of the European Society of Cardiology and Other Societies on Cardiovascular Disease Prevention in Clinical Practice (constituted by representatives of 10 societies and by invited experts)Developed with the special contribution of the European Association for Cardiovascular Prevention & Rehabilitation (EACPR). Eur Heart J. 2016;37(29):2315-2381. doi:10.1093/eurheartj/ehw106. Return to content
  • (2) World Health Organization – Hypertension and Rehabilitation Unit at the University of Leuven in Belgium. Cardiovascular disease and Heredity. Available at: https://www.who.int/genomics/about/CVD.pdf?ua=1 [accessed: 19 June 2020] Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.