Si ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës gjumi i mjaftueshëm

Si ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës gjumi i mjaftueshëm

Rëndësia e një gjumi çlodhës

Shpeshherë, gjumi nënvlerësohet dhe konsiderohet si humbje kohe. Megjithatë, këto “orë pasive” nuk janë aspak të panevojshme–me fjalë të tjera, nuk ka jetë pa gjumë.

Si ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës gjumi i mjaftueshëm

Çfarë ndodh gjatë gjumit?

Kur flini, ritmi i zemrës, frymëmarrja dhe temperatura e trupit bien. Në të njëjtën kohë, bie edhe presioni i gjakut, gjë e cila është mjaft e mirë për shëndetin tuaj dhe sidomos për zemrën. Thjesht mendoni pak se sa stërmundohet zemra juaj gjatë një dite të zakonshme! Ajo është e dëshpëruar për pak qetësi. Edhe pse tretja nuk ndalon gjatë gjumit, proceset metabolike ngadalësohen. Edhe sistemi gastrointestinal ka nevojë për pak pushim. Rigjenerimi natyral i lëkurës ndodh kryesisht natën, kur lëkura punon për të neutralizuar dëmin nga radikalet e lira të prodhuara gjatë ditës.

Edhe pse funksionet më të rëndësishme të trurit si të menduarit dhe përjetimi i emocioneve funksionojnë ndryshe gjatë gjumit, korteksi cerebral që është përgjegjës për këto funksione nuk është plotësisht joaktiv. Në fakt, gjumi ndihmon në shkallë të konsiderueshme në konsolidimin e memories dhe të nxënit, duke rrënjosur kujtimet dhe informacionet në tru.

Gjumi është procesi më i thjeshtë dhe më i natyrshëm për relaksim, detoksifikim, rigjenerim dhe ruajtje të bukurisë.

Të paktën shtatë orë

Gjatë gjumit, ju kaloni në disa faza, të cilat kalojnë nga gjumi i thellë në atë të lehtë. Të dyja këto faza janë thelbësore për një gjumë rigjenerues. Ciklet e gjumit ndjekin një model të paracaktuar. Rëndësia e tij qëndron në faktin se intervalet e shkurtra të gjumit nuk janë të mjaftueshme. Një person i rritur duhet të flejë të paktën 7 orë gjumë të vazhdueshëm që trupi të rikuperohet dhe që gjumi të realizojë funksionet e tij fiziologjike.(1)

Trupi juaj do t'ju falënderojë

Ndonjëherë, mund të bini pre e një rutine dhe ta keni të vështirë të dilni prej saj. Stresi i tepërt gjatë ditës mund t'ju pengojë që të flini mjaftueshëm, duke shkaktuar më tepër stres dhe më pak gjumë. Tensioni i patrajtuar dhe i pakanalizuar akumulohet përbrenda dhe shfaqet si sëmundje, duke shkaktuar rritje të shumëfishtë të rrezikut të goditjes në zemër, iktusit dhe sëmundjeve të tjera të zemrës. Përjetimi i një gjendjeje të vazhdueshme stresi mund të shkaktojë gjithashtu probleme kardiovaskulare: sipas një studimi, personat e ekspozuar ndaj stresit të përditshëm kanë 34% më tepër gjasa që të zhvillojnë një formë të caktuar të sëmundjeve koronare të zemrës. Çrregullimi kronik i gjumit është një gjendje në të cilën nuk mund ta shmangësh stresin as gjatë gjumit. Personi nuk është në gjendje të pushojë as në gjumë, duke qenë i sfilitur dhe i përgjumur gjatë gjithë kohës. Kohëzgjatja e shkurtër ose e gjatë e gjumit, kronotipi i vonë, pagjumësia, gërhitja dhe përgjumja e tepërt e ditës u shoqëruan me një rrezik të rritur nga 10–40% të sëmundjeve kardiovaskulare.(2)

Mos ja kurseni vetes gjumin që ju nevojitet. Të gjithë meritojnë një gjumë të qetë dhe çlodhës. Zemra dhe trupi do t'ju falënderojnë për orët relaksuese të shfrytëzuara për rigjenerim. Mos e neglizhoni këtë aspekt deri në pikën që t'ju shfaqen probleme.

Është koha për të bërë ndryshime

  • Përfshini relaksim aktiv dhe ushtrime të lehta në jetën tuaj të përditshme dhe shijoni avantazhet e tyre përmes një gjumi të mirë gjatë natës.
  • Në rastet e stresit të shtuar, marrja e trajtimit për çrregullimin e gjumit mund të jetë e nevojshme pas ekzaminimit mjekësor dhe këshillës së mjekut
  • Nëse shqetësimet vazhdojnë, sigurohuni që të kryeni një vizitë mjekësore.

Referenca

  • (1) Watson NF, Badr MS, Belenky G, et al. Recommended Amount of Sleep for a Healthy Adult: A Joint Consensus Statement of the American Academy of Sleep Medicine and Sleep Research Society. Sleep. 2015;38(6):843-844. Published 2015 Jun 1. doi:10.5665/sleep.4716. Return to content
  • (2) Fan M, Sun D, Zhou T, et al. Sleep patterns, genetic susceptibility, and incident cardiovascular disease: a prospective study of 385 292 UK biobank participants. Eur Heart J. 2020;41(11):1182-1189. doi:10.1093/eurheartj/ehz849. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.