Si ndikon kafeja në presionin e gjakut?

Si ndikon kafeja në presionin e gjakut? 

Kafeja është pija e dytë më e konsumuar - pas ujit. Megjithatë, vlerësimi i efekteve shëndetësore të kafesë ka qenë i diskutueshëm. Kryesisht bazuar në studimet e vjetra, disa besojnë se konsumimi i kafesë rrit presionin arterial të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare (1- 5) .
Kini parasysh, se studimet e fundit në kushte të kontrolluara tregojnë se konsumimi i moderuar i kafesë (3-4 filxhanë në ditë) nuk konsiderohet i dëmshëm, madje mund të jetë i dobishëm për individët e shëndetshëm apo individët që vuajnë nga hipertensioni (5).

 

Kuriozitete të përmbledhura mbi kafenë

•    kokrrat e pjekura të kafesë vijnë nga pjekja e kokrrave jeshile të kafesë të marra nga frutat e pemëve të kafesë në vende tropikale (1)
•    ka më shumë se 80 lloje të ndryshme pemësh kafeje në mbarë botën. Llojet e Arabica-s (Coffea arabica) dhe Robustës (Coffea robusta ose Coffea canephora) janë më të rëndësishmet për prodhimin e kafesë (1)
•    70% e konsumit të kafesë në botë përbëhet nga kafeja arabica dhe pjesa tjetër përbëhet nga kafeja robusta (1)
•    ndryshimi kryesor ndërmjet kafesë arabica dhe asaj robusta qëndron në natyrën e nektarit të zi. Kafeja arabica ka një shije më të butë e cila varion në disa lloje të ndryshme, ndërsa kafeja robusta ka një shije më të fortë dhe uniforme.
•    si kafeja arabica, edhe ajo robusta përmbajnë kafeinë. Studimet tregojnë se kafeja robusta është më e pasur me kafeinë se ajo arabica. Në terma numerikë, mesatarisht:
•    100 gramë kafeje jeshile robusta përmban 182 miligramë (mg) kafeinë, ndërsa
•    100 gramë kafeje jeshile arabica përmban 154 mg kafeinë (1).

 

Përmbajtja e kafeinës (mg) te pije të zgjedhura.

Kafeja është më shumë se thjesht kafeinë

Është gabim të identifikosh kafenë me kafeinën që ajo përmban.
Në fakt, një dozë standarde kafeje përmban 80 deri në 100 mg kafeinë. Për krahasim, një pije e gazuar me kafeinë mund të përmbajë 30 deri në 40 mg kafeinë, një filxhan çaj i zi ose jeshil mund të përmbajë 30 deri në 50 mg kafeinë dhe një porcion pije energjike mund të përmbajë 40 deri në 250 mg kafeinë (2). Gjithashtu, është mirë të dihet se as kafeja "e dekafeinuar" nuk është plotësisht e dekafeinuar.
Megjithatë, përveç se kafeinës, kafeja përmban përbërës të tjerë të cilët mund të kenë përfitime për organizmin e njeriut.

 

Kafeja përmban (1,3,4):

•    karbohidrate,
•    lipide,
•    fibra të tretshme në ujë,
•    minerale (p.sh. kalium, magnez),
•    elemente gjurmë (p.sh. mangan),
•    vitamina (p.sh. vitaminë B3),
•    kafeinë dhe molekula të lidhura (p.sh. teofilinë dhe teobrominë) dhe
•    polifenole antioksiduese (p.sh. acid klorogjenik) (3.).

 

A e dinit se?

Përbërja e veçantë dhe komplekse e kafesë shpjegon edhe faktin pse kafeina më vete ka një ndikim të ndryshëm nga kafeja në presionin e gjakut (3).

 

Fakte rreth konsumimit të kafesë

Koncepti se kafeja është një faktor rreziku për zhvillimin e presionit të lartë të gjakut konsiderohet i vjetruar. Pra, kafeja nuk duhet të konsiderohet më si një pije që shkakton presion të lartë gjaku (4,5).
Bazuar në një përmbledhje të gjetjeve më të fundit shkencore, duke përfshirë rezultatet e 34 botimeve, mund të arrihet në përfundimet e mëposhtme:

•    pjesa më e madhe e konsumatorëve pinë 3-4 porcione kafe në ditë. Kjo konsiderohet si sasia më e “sigurt“ e kafesë në ditë. Studimet kanë treguar se konsumimi i moderuar i kafesë (3-4 filxhanë kafeje në ditë) ka një efekt neutral ose potencialisht të dobishëm në presionin e gjakut, insuficiencën kardiake dhe aritmitë kardiake (5),
•    kafeja nuk ndalohet madje as edhe në rastet e insuficiencës kardiake, aritmive kardiake apo hipertensionit ekzistues. Theksi vendoset në moderimin e sasisë që konsumohet (5),
•    konsumimi i sasive të mëdha të kafesë mund të ketë pasoja të rënda (p.sh. nervozizëm, çrregullime të gjumit, sëmundje kardiovaskulare, vdekje) (5).
•    sipas disa studimeve, konsumimi i burnotit, për shkak të përmbajtjes së tij, mund të kontribuojë në rritjen e niveleve të kolesterolit në gjak, gjë që mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare (4),
•    nuk ka ndonjë ndryshim të madh në incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare ndërmjet konsumatorëve të kafesë së dekafeinuar dhe atyre të kafesë me kafeinë (5).
 

 

Një filxhan kafe, pranë një matës presioni të gjakut

A e dinit se?

•    Kafeja ndikon ndryshe te personat që e konsumojnë vetëm në raste të rralla dhe tek ata që e konsumojnë rregullisht (3,5).
•    Tek personat që pinë rrallë kafe, konsumimi i një doze kafeje mund të shkaktojë një rritje të përkohshme të presionit të gjakut prej disa milimetrash merkur (mmHg). Nga ana tjetër, ata që janë konsumues të rregullt të kafesë, nuk përjetojnë më rritje të presionit të gjakut pas konsumimit të një pijeje “të zezë”. Ky fenomen mund të shpjegohet nga bërja zakon e pirjes së kafesë (5).
•    Kafeja absorbohet nga trakti gastrointestinal shpejt pas konsumimit, brenda rreth 30-45 minutash, kështu që efektet e saj gjallëruese dhe rifreskuese mund të ndjehen menjëherë (5).

 

A lejohet pirja e kafesë?

Në të shkuarën, shumë persona e shmangnin konsumimin e kafesë pasi mendohej se lidhej me rritje të rrezikut të presionit të lartë të gjakut dhe problemeve të tjera kardiovaskulare. Megjithatë, me zgjerimin e njohurive, është vërtetuar se kafeja ka efekt neutral ose potencialisht të dobishëm në presionin e gjakut (1,3-5).
Ndaj, askush nuk ka pse të heqë dorë nga të shijuarit e një filxhani të vetëm kafeje vetëm nga frika se do t'i rritet presioni i gjakut.
Shijoni kafenë tuaj në mënyrë të inteligjente dhe të moderuar!

 

PP-AP_ASA-AL-0002-1 09.12.2022
8815/1 31.01.2023

 

Referenca

  • (1) Caracostea LM, Sirbu R, Busuricu F. Determination of caffeine content Arabica and Robusta green coffee of Indian origin. Eur J Nat Sci Med. 2021;4,1. Return to content
  • (2) https://www.fda.gov/consumers/consumer-updates/spilling-beans-how-much-caffeine-too-much Return to content
  • (3) Geleijnse JM. Habitual coffee consumption and blood pressure: An epidemiological perspective. Vasc Health Risk Manag. 2008;4(5):963-970. Return to content
  • (4) Kujawska A, Kujawski S, Hajec W et al. Coffee consumption and blood pressure: Results of the second wave of the cognition of older people, education, recreational activities, nutrition, comorbidities, and functional capacity studies (COPERNICUS). Nutrients 2021;13,3372. Return to content
  • (5) Chrysant SG. The impact of coffee consumption on blood pressure, cardiovascular disease and diabetes mellitus. Expert Rev Cardiovasc Ther. 2017;15(3):151-156. Return to content

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.