Kek me gjizë pa kripë (ricotta)

Kek me gjizë pa kripë (ricotta)

Kek me djathë Ricotta

 

Ricotta (sikurse shumë mrekulli të tjera gastronomike) është një dhuratë nga Italia. Emri përkthehet në “gatuar për së dyti”. Ricotta është një bulmet italian që i përngjan gjizës (e cila, sigurisht, është gjithashtu një lloj bulmeti). Ajo bëhet zakonisht me hirrën që mbetet pas bërjes së mocarelës. Mund të bëhet me qumësht lope ose deleje. Ricotta (njësoj si mocarela) nuk mund të ruhet gjatë; duhet ta përdorni thuajse menjëherë. Shija e saj e butë e bën atë një bazë ideale për gatimet pikante, por edhe për ato të ëmbla. Ajo mund të punohet për t'u bërë si brumë, si dhe është përbërësi kryesor i mbushjes së kanelonëve, zakonisht e shoqëruar me spinaq. Kur bëhet fjalë për ëmbëlsira, ajo kombinohet shumë mirë me çokollatë të zezë, por në këtë recetë do t’ju propozojmë një kek për të cilin nevojitet shumë pak miell, shërbehet me fruta të freskëta dhe është një ëmbëlsirë shumë e lehtë dhe e shëndetshme.

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 1 filxhan gjalpë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 4 filxhanë ricotta
  • 2 lugë gjelle miell
  • 3 lugë gjelle miell ermik
  • 3 lugë gjelle lëng limoni lëkura e 1 limoni
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • Fruta të freskëta apo të ngrira

Përgatitja:

Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrihni të bardhat derisa të formohet një masë e shkumëzuar me majë. Në një tas tjetër rrihni gjalpin, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes, derisa të formohet një masë kremoze, pastaj shtoni të verdhat e vezëve një e nga një. Trazojeni mirë, pastaj hidhni me kujdes ricotta-n, shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit dhe më pas miellin e përzierë me miell ermik. Në fund, shtoni të bardhat e vezëve.

Hidhni brumin në një tavë ëmbëlsirash me diametër 30 cm, mbi të cilën duhet të keni vendosur një letër pjekjeje, rrafshojeni dhe piqeni në furrë për 50-60 minuta në 180 gradë. Pasi të keni fikur furrën, lëreni kekun brenda edhe për 15 minuta. Nxirreni nga furra, ndani anët e kekut nga tava me një thikë të mprehtë dhe lëreni të ftohet plotësisht. Ndajeni dhe shërbejeni me fruta.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.