Gështenja e ëmbël bëhet zakonisht pure dhe përdoret si ëmbëlsirë, megjithëse me të mund të përgatisni edhe shumë gatime të tjera të shijshme. Për më tepër, gështenjat e ëmbla kanë veti antioksidante, janë të pasura në vitaminë B1, B2, B6 dhe E, si dhe, çka është e habitshme, kanë një përmbajtje vitamine C të barabartë me mjedrën dhe rrushin e serezit. Ato përmbajnë sodium, kalium, kalcium dhe fosfor, si dhe janë të pasura në fibra. Pra, padyshim që ia vlejnë të konsumohen. Të paktë janë ata që e dinë se çfarë supe e mrekullueshme mund të bëhet me të, dhe shija e saj tipike dhe e pazakontë padyshim nuk ka pse të shijohet vetëm netëve të rehatshme të dimrit.
Përbërësit:
- 2 1/4 filxhanë gështenja të ëmbla të gatuara dhe të qëruara
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 kërcell presh
- 1 degë selinoje
- 1 pastinak
- 1 thelb hudhre
- 1 2/3 filxhanë lëng perimesh
- 3,5 lugë gjelle verë e bardhë e thatë
Përgatitja:
Qëroni, prisni dhe skuqni perimet në temperaturë të ulët me pak gjalpë. Shtoni gështenjat e prera imët dhe pasi t’i keni skuqur për disa minuta duke i trazuar vazhdimisht, hidhni verën. Shtoni lëngun e perimeve dhe pasi të ketë marrë valë, ulni temperaturën dhe lëreni të ziejë për gati 20 minuta derisa të jetë gati. Përzieni supën me një blender manual apo në mikser derisa të jetë formuar një masë kremoze, pastaj hidhini kripë sipas dëshirës. Ju rekomandojmë ta shërbeni me bukë të prerë në kubikë dhe të shoqëruar me gjalpë dhe trumzë, pançetë krokante dhe salcë kosi.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.