Edhe pse nuk e kemi gjithnjë mundësinë për të udhëtuar, mund fare mirë të bëjmë një udhëtim në imagjinatën tonë, apo në kuzhinën tonë! Vakti i duhur mund t'ju bëjë të ndiheni sikur po bëni një shëtitje nën diell, po relaksoheni në plazh apo po shijoni perëndimin e diellit me një gotë vere të mirë në dorë. Sigurisht, kjo vetëm pas një darke të shkëlqyer. Receta e mëposhtme do t’ju çojë në Itali falë kombinimit përrallor të borzilokut me domaten.
Përbërësit:
- 2 filxhanë mish të grirë pa shumë dhjamë
- 1 qepë
- kripë dhe piper sipas dëshirës
- 2 1/2 filxhanë me domate konserve të qëruara
- 5-6 domate qershi
- 1 filxhan verë e kuqe
- 8-10 fletë borziloku
- vaj ulliri
Përgatitja:
Mishit të grirë shtojini kripë dhe piper, pastaj formoni me të qofte të vogla. Në një tigan, skuqini ato me pak vaj ulliri, pastaj vendosini në një pjatë. Sigurohuni të hiqni yndyrën e tepërt. Tani janë thekërisur mirë, por megjithatë do të skuqen sërish në salcë. Prisni imët qepën dhe skuqeni me pak vaj ulliri. Shtoni domatet konservë dhe hidhni kripë dhe piper (edhe pak sheqer nëse dëshironi). Prisni domatet qershi në katërsh dhe hidhini në tigan, pastaj shtoni verën dhe lërini të marrin valë. Hidhni qoftet në salcë dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë derisa të zbuten. Pak para se t’i hiqni nga zjarri, hidhni në salcë një tufë gjethesh të freskëta borziloku. Mënyra klasike për ti shërbyer qoftet është duke i shoqëruar me makarona spageti. Megjithatë, ato janë shumë të shijshme edhe kur shoqërohen me bukë të thekur. Kjo është një pjatë jashtëzakonisht e shijshme!
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.