Keku në formë unaze (bundt cake) mund të jetë kryefjala e një mëngjesi të bollshëm fundjave në familje. Keku në formë unaze rikthen kujtime të kohëve më të thjeshta e më të lumtura, apo risjell ndërmend shijen dhe aromën e gatimeve të gjyshes që mbushnin shtëpinë tonë të fëmijërisë. Le ta themi troç, të bësh një kek në formë unaze nuk është ndonjë shkencë e madhe. Sigurisht, është e domosdoshme të keni një tavë keku të cilësisë së lartë, por nëse nuk e ndërroni me asgjë tavën tuaj të vjetër të kekut, atëherë mund të përdorni atë. Çfarëdolloj tave që të përdorni, ajo duhet të lyhet bollshëm me gjalpë. Kjo garanton që keku të dalë lehtësisht nga tava pas pjekjes. Për këtë variant nevojitet çokollatë, bajame dhe lëkure portokalli e karamelizuar. Megjithatë, jeni të lirë të shtoni sheqer, erëza dhe çfarëdo që të dëshironi. Edhe nëse nuk shtoni përbërës të tjerë, ky kek mbetet një ushqim i mrekullueshëm për mëngjes.
Përbërësit
- 2 filxhanë miell
- 1 1/4 filxhanë sheqer
- 2 kallëpe dhe 250 gr gjalpë
- 4 kokrra vezë
- 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
- 1 lugë çaji pluhur pjekës dhe 1 lugë çaji sodë buke
- 1/2 lugë çaji kanellë
- një grusht me bajame të qëruara dhe të prera
- 2/3 filxhan copëza çokollate të zezë të cilësisë së lartë
- një grusht me lëkura portokalli të karamelizuara
Përgatitja:
Përzieni sheqerin, vezët, ekstraktin e vaniljes, gjalpin dhe kanellën në një mikser. Hidhni me kujdes miellin e përzierë me agjentët e pjekjes dhe trazojeni mirë. Nëse dëshironi një kek me ngjyrë më të errët, shtoni pluhur kakaoje të paëmbëlsuar. Shtoni copëzat e çokollatës së zezë, bajamet dhe lëkurat e karamelizuara të portokallit (apo çfarëdolloj përbërësi tjetër që të dëshironi). Trazojini derisa të formohet një masë homogjene. Tani, hidheni përzierjen me lugë në tavën e lyer me gjalpë dhe piqeni në një furrë të nxehur paraprakisht për një orë në 180 gradë. Pasi pjekjes, vendoseni kekun mbi një skarë për ftohje. Nëse tava është lyer si duhet me gjalpë, keku do të dalë fare lehtë nga tava. Spërkateni me sheqer pluhur apo çokollatë të shkrirë.
Burimi:
Anyakanyar (www.anyakanyar.hu)
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.