"Smoothie" jeshil

Smoothie i gjelbër

Një smoothie i gjelbër mund të jetë gjëja më e shëndetshme që mund të konsumoni për mëngjes. Ai mund të përgatitet për 10 minuta dhe është aq i kombinueshëm sa mund të përgatitni versione të ndryshme për çdo ditë. Mund t'ju duhet pak kohë të mësoheni me ngjyrën e gjelbër, por shija e kompenson këtë më së miri. Nëse përdorni dy lloje perimesh dhe frutash, dita juaj do të nisë plot energji, me një pije ushqyese të pasur në fibra, vitamina dhe minerale dhe plot shije.

Përbërësit:

  • perime: kastravecë, kërcej selinoje, brokoli, spinaq, kunguj, lakër, avokado
  • fruta: banane, të gjitha llojet e frutave të pyllit, mollë, pjepër, pjeshkë, ananas
  • 2 lugë gjelle vaj arre kokosi
  • 1 lugë çaji ksilitol, sheqer stevia, shurup panje apo shurup agave
  • 1 filxhan ujë, ujë arre kokosi apo qumësht bajameje
  • bimë aromatike: majdanoz, borzilok, mente
  • pak xhenxhefil i bluar ose pak lëng limoni

Përgatitja:

Qëroni frutat dhe perimet dhe vendosini në mikser (apo në tas nëse do të përdorni një mikser dore). Nëse do të përdorni perime të forta, do të ishte mirë t’i grinit në rende apo t’i prisnit përpara përdorimit. Shtoni pak lëng dhe ëmbëlsues. Nëse ndiheni të guximshëm, shtoni disa bimë aromatike apo pak lëng limoni. Përziejini përbërësit derisa të krijohet një masë e lëngshme dhe më pas shijojeni smoothie-n. Mos hezitoni të eksperimentoni me përbërësit sipas dëshirës.

Burimi:

Anyakanyar (www.anyakanyar.hu)

Receta të ngjashme:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.