Rizoto me shparg

Rizoto me shparg

Rizoto me shparg

 

Një nga dhuratat më të mëdha të pranverës është mbërritja e shpargut, i cili është jo vetëm i shijshëm, por dhe jashtëzakonisht i shëndetshëm, si pasojë e përmbajtjes të lartë të vitaminave dhe mineraleve. Ai është jashtëzakonisht i pasur në kalium, magnez, hekur, vitamina B dhe C dhe ka fare pak kalori. Shpargu është i lehtë dhe tretet kollaj. Ai është i pasur në fibra, gjë që nxit tretjen e mirë dhe është gjithashtu ushqim diuretik , çka e bën atë të dobishëm për veshkat. Sipas disa burimeve, konsumimi i rregullt i shpargut mund të parandalojë kancerin.

Këshilla kryesore: shpargu nuk duhet qëruar, mjafton të prisni bishtat e fortë. Kur përthyhet, shpargu këputet aty ku fillon pjesa e butë; pjesa e poshtme është e fortë ndaj duhet ta hidhni. Shpargu i bardhë duhet të qërohet me një thikë të mprehtë apo qëruese patatesh, dhe t'i hiqen bishtat. Mënyra më e mirë për të zierë me avull shpargun është në ujë të kripur në banjëmari. Kjo metodë e nxjerr më në pah shijen e tyre, e cila kombinohet në mënyrë ideale në këtë recetë rizotoje.

Përbërësit:

  • 1 tufë me shparg
  • kripë, piper të bardhë
  • vaj vegjetal
  • një tufë me qepë të njoma
  • 1 1/3 filxhanë oriz
  • 1 filxhan lëng pule
  • 3-4 lugë gjelle maskarpone

Pastroni dhe prisni imët qepët, pastaj skuqini me pak vaj. Hidhni orizin e larë dhe skuqeni derisa të zbardhet, pastaj shtoni lëngun e pulës (ose ujë të nxehtë dhe një kubik koncentrat pule). Shtoni kripë dhe piper dhe gatuajeni orizin duke e mbuluar me kapak derisa të jetë thuajse gati. Pastroni shpargun si më lart dhe ziejeni në ujë të përvëluar derisa të jetë krokant. Prisni shpargun në copa të trasha, hidheni në oriz dhe gatuajeni për disa minuta. Shtoni disa lugë me maskarpone dhe rezultati është një rizoto i mirë dhe kremoz. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë pakëz, por shërbejeni teksa është ende i nxehtë.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.