Lakra brukseli me mjaltë dhe proshutë

Lakra brukseli me mjaltë dhe proshutë

Lakër Brukseli me mjaltë dhe proshutë

Lakra e brukselit është si një lakër në miniaturë. Një perime shumë e ngjashme me të ishte pjesë e dietës së Romakëve të lashtë. Më vonë, ajo u kultivua në Vendet e Ulëta, prandaj edhe u quajt lakër brukseli. Në familjen e perimeve, lakra e brukselit është fiks si pica me ananas - shumë njerëz nuk e shohin dot me sy dhe është gati-gati e pamundur t’i bësh fëmijët ta pëlqejnë. Por, pasi të keni mësuar hilen e përgatitjes së saj, pra duke e gatuar në avull në vend që ta piqni, të jeni të sigurt se do të ktheheni në një fans të madh. Dhe kjo jo vetëm sepse ka shije të mrekullueshme, por edhe sepse është shumë e shëndetshme. Ajo ka një përmbajtje tepër të lartë të vitaminës C: mjafton 2/3 e filxhanit për të plotësuar nevojat ditore të rekomanduara për vitaminë C. Pa përmendur vitaminat A dhe K, acidin folik dhe fibrat dietike, si dhe kaliumin, vitaminat B1, B2, B6 dhe E, dhe si përfundim, bakrin dhe kalciumin. Një bombë e vërtetë vitaminash dhe mineralesh. Falë përmbajtjes së lartë në fibra, minerale dhe vitamina, ajo është një pjesë e pasur e çdo diete dhe rekomandohet shumë për femrat shtatzëna. Pjata e mëposhtme, ku gjithçka përgatitet në një enë të vetme, është e shpejtë dhe e lehtë.

Përbërësit:

  • 900 gr lakra brukseli
  • 50 gr gjalpë
  • vaj ulliri
  • kripë dhe piper sipas dëshirës
  • 200 gr proshutë
  • 3-4 lugë gjelle mjaltë

Lani lakrat e brukselit, prisni kërcejtë dhe shpëlajini me ujë të përvëluar. Lëreni të ziejnë në një tenxhere me ujë për 5 minuta. Ndërkohë, shkrini gjalpin në një tigan, shtoni vajin e ullirit dhe skuqni proshutën e prerë në kubikë. Pasi të keni kulluar lakrat e brukselit, shtojini në tigan. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Bashkojini mirë të gjithë përbërësit në tigan, pastaj spërkatini me disa lugë gjelle mjaltë dhe lërini në zjarr edhe për disa minuta Mos u alarmoni, mjalti nuk do ta bëjë gatimin të ëmbël, por do të balancojë kripësirën e proshutës dhe shijen pikante të piperit. Kjo pjatë do të ishte e shkëlqyer për darkë, por mund të konsumohet fare mirë edhe në drekë.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.