Nevoja për të konsumuar rregullisht peshk është e padiskutueshme. Acidet yndyrore Omega 3 që na japin produktet e detit kanë një efekt shumë të dobishëm mbi nivelet tona të kolesterolit dhe shëndetin kardiovaskular . Të gjithë ne duhet të konsumojmë peshk të paktën një herë në javë dhe nuk ka asnjë justifikim për të mos e bërë këtë, pasi ai mund të përgatitet shumë shpejt. Dhe nëse perimet shoqëruese përgatiten gjithashtu shumë shpejt, atëherë do të mbarojmë punë në kuzhinë sa hap e mbyll sytë.
Përgatitja:
- 600 gr fileto merluci
- kripë dhe piper sipas dëshirës
- vaj ulliri
- peksimadhe apo drithëra të bluara trashë
- 200 gr kërpudha
- 1 tufë me shparg
- pak gjalpë
Preparation:
Filetoni merlucin, shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe skuqeni në vaj ulliri të nxehtë për 2-3 minuta nga secila anë. Pasi të keni mbaruar, shtrojini filetot mbi një enë zjarrduruese, spërkatini me peksimadhe apo drithëra, shtoni pak gjalpë dhe piqini në furrë për 15 minuta të tjera. Pastroni dhe prisni kërpudhat. Shtoni kripë dhe piper, skuqini me pak vaj ulliri dhe lërini mënjanë. Pastroni shpargun (priteni pjesën e poshtme të kërcellit dhe përdorni vetëm pjesën e sipërme). Lërini të ziejnë në ujë të kripur për 4-5 minuta, pastaj pritini në copa me gjatësi 2,5 cm dhe skuqini me pak vaj. Shtrojini në pjatancë dhe shërbejeni menjëherë.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.