Sallatë me ton dhe avokado

Sallatë me ton dhe avokado

Sallatë me avokado dhe ton

Është mirë të mësoheni me avokadot dhe të filloni t'i pëlqeni ato, sepse janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe të shijshme. Ato janë një burim i madh vitaminash E dhe C dhe janë të pasura në yndyra të pangopura, çka ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit. Falë përmbajtjes së tyre të lartë në proteina, avokadot janë tej mase ushqyese dhe të pasura në beta karoten, magnez, acid folik dhe vitaminë K. E pranojmë se nuk është aq e përshtatshme për dietat sepse ka përmbajtje të lartë kalorike, por nuk keni pse të hani shumë. Ideja është ta përgatisni në mënyra të ndryshme. Nëse qulloset në shportën e frutave, mund ta përzieni me pak salcë kosi duke bërë një maskë të mrekullueshme për fytyrën. Maska jeshile mund të duket paksa qesharake në fytyrën tonë, por më pas lëkura do të duket e ushqyer, e hidratuar dhe e freskuar. E pse të mos e provoni?

Përbërësit: (për 4 persona)

  • 1 avokado
  • një vasketë e vogël me domate qershi (ose 2-3 domate më të mëdha)
  • 1 spec i kuq
  • 1-2 qepë të njoma
  • 1 limon jeshil (lime)
  • 1 lugë gjelle salcë e ëmbël me spec djegës (sweet chili)
  • 1 konservë peshk ton
  • 2 kokrra vezë të ziera mirë
  • kripë, piper, majdanoz i freskët

Prisni hollë qepët e njoma. Prisni më katërsh domatet qershi (ose prisni domatet e mëdha në kubikë të vegjël). Prisni specin në kubikë të vegjël. Përzieni perimet, shtoni kripë, piper dhe pak salcë të ëmbël me spec djegës (të cilën mund ta blini në çdo dyqan me ushqim aziatik; është shumë e shijshme dhe ia vlen ta provoni); kjo salcë nuk e bën sallatën pikante, por thjesht i shton pak shije. Kulloni tonin dhe hidheni në sallatë. Dhe e fundit për nga radha, por jo për nga rëndësia, nxirrni tulin e avokados me lugë, spërkateni me lëng limoni jeshil dhe shtojeni në sallatë. Për garniturë shtoni vezët e prera në rriska, pak majdanoz dhe pjata është gati të shërbehet me bukë të thekur.

Burimi:

Anyakanyar (www.anyakanyar.hu)

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.