Pite belge (waffles) me tërshërë dhe kos

Pite belge (waffles) me tërshërë dhe kos

Pite me miell tërshëre me kos

Kjo është një ëmbëlsirë e cila ka qenë me shumë gjasa një ndër të parat ushqime të shpejta të shitura në rrugë, edhe pse askush nuk e quante kështu kur u shfaq fillimisht në tezgat e panaireve të fshatrave apo kishave dhe në evente të ndryshme. Një formë e hershme e pites belge supozohet të ketë qenë e njohur që në Mesjetë. Ky zbulim u atribuohet bukëpjekësve flamandë që piqnin brumin e mbetur midis fletëve të hekurit. Ekzistojnë shumë mënyra të ndryshme për ta përgatitur këtë ëmbëlsirë. Në disa vende, receta përmban edhe gjalpë, ndërsa në vende të tjera, pitja belge nuk është asgjë veçse një brumë pak më i trashë se ai i palaçinkave. Pavarësisht mënyrës së përgatitjes, pitet belge janë gjithnjë krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda. Për t’u shijuar sa më mirë, ato duhet të kenë marrë ngjyrë të artë në kafe, të pudrosen me sheqer pluhur apo të shërbehen me reçel, shkumë çokollate apo krem lajthie. Ja një variant më i shëndetshëm: dita do të fillojë më bukur me pite belge me tërshërë për mëngjes! Krahas përmbajtjes së lartë proteinike, tërshëra përmban vitamina B dhe E, hekur, kalium, kalcium, fosfor dhe magnez. Duke qenë se është e pasur në fibra, tërshëra na bën të ndihemi më shpejt të ngopur dhe ndihmon në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular . Gjithashtu, ajo nxit tretjen duke rritur metabolizmin dhe duke pastruar zorrët nga patogjenët dhe fibrat e patretshme.

Përbërësit:

  • 1 1/2 filxhanë tërshërë
  • 3/4 filxhan miell
  • 3 kokrra vezë të mëdha
  • pak kripë
  • 10 lugë gjelle qumësht
  • 2 1/2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 1/3 lugë gjelle sheqer
  • (shtoni dhe 5 lugë të tjera gjelle sheqer dhe 1/3 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje për më shumë ëmbëlsi)

Përgatitja:

Bluani imët tërshërën në një mikser, pastaj përziejeni bashkë me përbërësit e tjerë të thatë. Ndani të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe përzieni të verdhat e vezëve me sheqer (dhe ekstraktin e vaniljes - opsionale) derisa të formohet një masë kremoze, pastaj shtoni qumështin. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të formohet një masë e shkumëzuar me majë. Bashkoni me kujdes përzierjen e të bardhave me atë të të verdhave, pastaj shtoni përbërësit e thatë. Masa e përftuar duhet të jetë një brumë i trashë palaçinkash. Lyeni me pak gjalpë tosterin e posaçëm për pite belge, pastaj shtoni brumin me garuzhde. Mos harroni që brumi do të fryhet nga pluhuri pjekës, prandaj mos e mbushni plot. Piqeni piten belge derisa të jetë gati (4-5 minuta). Për një variant të kripur, shërbejeni atë me kos. Kosit mund t'i shtoni pak sheqer dhe ekstrakt vaniljeje nëse e pëlqeni të ëmbël. Nëse kombinoni tërshërën dhe kosin për mëngjes, do ta filloni ditën plot me energji.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.