Pestoja është një nga mrekullitë më të lehta dhe më të shijshme të kuzhinës italiane. Mendohet se ajo e ka origjinën nga provinca e Ligurias, por sipas dorëshkrimeve, ajo njihej dhe përdorej që në Mesjetë në vendin e makaronave, ku e konsumonin kryesisht me makarona. Edhe pse pestoja shkon shumë me gatimet me bazë patatesh dhe mishi, spageti vazhdon të jetë shoqëruesi i parapëlqyer. Dhe po, forma e makaronave është shumë e rëndësishme: sa më të holla të jenë ato, aq më mirë e përthithin peston. Lloji më i njohur është pestoja xhenoveze, e përgatitur me borzilok, fara pishe, hudhër, vaj ulliri dhe, sigurisht, parmixhan. Mos harroni numrin pesë kur përgatisni pesto, edhe pse keni dorë të lirë me sasinë. Farat e pishës, të cilat janë pak të kushtueshme, mund të zëvendësohen me çfarëdolloj fare me yndyrë, si për shembull arra, bajamja, lajthia, madje edhe farat e lulediellit. Hudhrën mund ta zëvendësoni me hudhrën e egër (lerthin) apo qepën e njomë, ose mund edhe të mos e përdorni fare nëse nuk e preferoni. Borziloku i freskët mund gjithashtu të zëvendësohet me bimë të tjera aromatike, si për shembull majdanozi në rastin e kësaj recete. Dy nga përbërësit janë absolutë dhe të panegociueshëm: parmixhani dhe vaji i ullirit. Të dy këta përbërës janë të domosdoshëm për një pesto të mirë.
Pestoja me majdanoz do të ketë një shije pak më të butë sesa ajo me borzilok, por e kompenson këtë me përmbajtjen e karotenit, vitaminave C dhe E dhe mineraleve, ja pse rekomandohet kaq shumë gjatë muajve të dimrit. Kërcejtë e selinosë (dhe rrënjët) ndihmojne tretjen dhe pastrojnë veshkat, dhe vajrat esencialë që ato përmbajnë kanë veti antiinflamatore. Për t'i dhënë pestos një shije akoma më të mirë, përgatiteni me lajthi. Pestoja klasike bëhet në havan, por nuk ka asnjë problem nëse përdorni mikserin tuaj: masa e përftuar do të jetë më homogjene dhe kremoze.
Përbërësit:
- 4-5 tufa majdanoz
- 2/3 filxhanë kikirikë të qëruar dhe pa lëkurë
- 2/3 filxhan parmixhan
- 1 thelb hudhre
- vaj ulliri
- 450 gr makarona spageti (integrale apo me grurë spelta)
- 2-3 domate të pjekura, të prera në kubikë
Përgatitja:
Piqni kikirikët në një tigan pa vaj. Lani dhe prisni imët majdanozin. Vendosni kikirikët dhe majdanozin në mikser, shtoni një thelb hudhre të qëruar dhe të shtypur, parmixhanin dhe një sasi të mjaftueshme vaji ulliri për të përftuar një masë kremoze. Pestoja do të jetë gati brenda pak minutave. Ndërkohë, vini spagetit të ziejnë. Pasi të keni kulluar makaronat, shtoni menjëherë peston dhe domatet e prera në kubikë. Përziejini mirë. Një drekë apo darkë jashtëzakonisht e lehtë dhe e kënaqshme.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.