Kur mbrëmjet fillojnë të bëhen më të ftohta, na e ka ënda për një tas supe të nxehtë. Edhe pse i adhurojmë supat kremoze që përgatiten fare lehtë me çfarëdolloj perimesh, ndonjëherë është mirë që supa të ketë copa perimesh që mund t'i përtypim. Një nga rregullat bazë të të ushqyerit shëndetshëm është të konsumojmë lloje të ndryshme perimesh çdo ditë. Ekzistojnë disa linja mendimi: njëra prej tyre rekomandon 5 lloje të ndryshme frutash dhe perimesh në ditë, ndërsa një tjetër rekomandon "ylberin në pjatë", çka do të thotë të konsumosh çdo ditë diçka nga secila prej ngjyrave.
Përgatitja e një supe të shijshme me perime nuk është ndonjë shkencë e madhe dhe, ndonëse perimet e humbasin disi përmbajtjen e vitaminave kur gatuhen, ato janë një burim i shkëlqyer mineralesh dhe fibrash. Ka versione të panumërta të supës “minestrone”, dhe duke qenë se kjo e fundit nuk ka një recetë origjinale të qartë, ne po e emërtojmë këtë supë “minestrone”, ndonëse jeni të lirë ta përgatisni sipas dëshirës suaj.
Përbërësit (për 4):
- 1 qepë e madhe e kuqe
- 2-3 karota
- 2 pastinak
- 1 rrënjë e vogël selinoje
- 1 degë selinoje
- 1 kungull i vogël
- 2-3 patate
- 5-6 gjethe të mëdha lakre
- 2-3 domate të mëdha (ose një konservë me domate të qëruara)
- kripë dhe piper sipas dëshirës
- gjethe dafine
- majdanoz
- vaj ulliri
- lëng pule
Përgatitja:
Lani dhe qëroni perimet. Prisni imët qepët, prisni në rrota karotat, pastinakun dhe degën e selinosë, ndërsa kungujt, patatet dhe rrënjën e selinosë pritini në kubikë. Prisni në shirita të hollë gjethet e lakrës. Skuqni qepën në vajin e nxehtë të ullirit, pastaj shtoni perimet: fillimisht skuqni karotat dhe rrënjën e selinosë derisa të marrin ngjyrë kafe, pastaj shtoni pjesën tjetër të perimeve. Nëse do të përdorni konservë me domate të qëruara, shtojini ato drejt e në tenxhere. Nëse do të përdorni domate të freskëta, lërini për një minutë në ujë të nxehtë, pastaj hiqini lëkurën dhe pritini në kubikë përpara se t’i shtoni në tenxhere. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës, shtoni 3-4 gjethe dafine, pastaj hidhni lëngun e pulës. Pas 30-40 minutash perimet duhet të jenë zbutur. Në këtë moment duhet të heqim gjethet e dafinës dhe t’i zëvendësojmë me majdanoz të freskët e të prerë imët. Shërbejeni supën me bagetë, edhe pse do të ishte më e shëndetshme pa të.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.