Bërxolla derri me qepujka turshi

Bërxolla derri me qepujka turshi

Copëza mishi derri me qepujka turshi


Qepët njihen si një ushqim i shëndetshëm dhe janë përbërësit bazë në shumë gatime. Megjithatë, të paktë janë ata që njohin dhe konsumojnë qepujkat, sidomos ato turshi. Qepujkat korren kur arrijnë një diametër 2,5 - 4 cm dhe janë të vogla, rrumbullake dhe të bardha. Ndonëse ato janë më të përafërta me preshin sesa me qepën e bardhë, qepujkë do të thotë “qepë e vogël”. Ato kanë një shije më të ëmbël se llojet e tjera të qepëve dhe vlera e tyre ushqyese është më e lartë madje edhe se qepa e kuqe. Qepujkat kanë pak kalori, por janë të pasura në vitamina A dhe C, të cilat nuk i humbasin gjatë gatimit apo procesit të regjies. Sipas një fjale të urtë të vjetër: “Një qepë e vetme vlen sa një farmaci e tërë”. Ajo përmban gjithashtu minerale: kalcium, fosfor, kalium, natrium, magnez, hekur, bakër, zink, acid folik dhe biotinë. Konsumi i rregullt i qepëve mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, parandalimin e formimit të koagulave të gjakut, eliminimit te baktereve dhe përmirësit te tretjes. Vetitë antioksidante të qepujkave janë shumë më të larta se ato të qepëve të bardha. Zakonisht, qepujkat regjen me uthull, dhe çuditërisht edhe qepujkat turshi janë një bazë e mirë për disa lloje gatimesh.

Përbërësit:

  • 450 gr bërxolla derri
  • 2 kavanoza me qepujka turshi, qepe te vogla turshi apo qepë kokteji
  • 2-3 domate
  • sallate marule (valeriana)
  • 2-3 lugë gjelle mjaltë
  • 4-5 lugë gjelle salcë soje
  • kripë, piper, spec djegës i bluar
  • vaj ulliri

Lani, rrihni dhe kriposni mishin. Përzieni marinadën në një tas të vogël: kombinoni mjaltin me salcë soje dhe pak vaj ulliri, pastaj shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Marinoni mishin për gjysmë ore, pastaj skuqeni në tigan me pak vaj ulliri. Kulloni qepujkat dhe lëreni lëngun e tyre mënjanë. Në një tigan tjetër skuqni qepujkat turshi. Ato do të marrin një shije edhe më të mirë nëse i lini të skuqen pak më gjatë, derisa të marrin një ngjyrë kafe. Lani sallaten marule, prisni domatet dhe hidhini sallatës së përgatitur uthullën e turshive. Shtoni qepujkat mbi bërxollat e derrit për garniturë dhe shërbejini me sallatën me marule. Ky nuk është një vakt i zakonshëm, por kjo e bën edhe më të shijshëm.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.