Sallatë me pjepër

Sallatë me pjepër

Sallatë me pjepër

Edhe pse pjepri i varietetit Galia njihet prej 4000 vitesh, të paktë janë ata që njohin sekretet e tij për shëndetin: përveç zinkut, fosforit, kalciumit, kaliumit, kromit, magnezit, manganezit, sodiumit, bakrit, hekurit dhe shumë lloje acidesh frutore, ai përmban edhe vitaminat A dhe C, beta karoten dhe acid folik. Atëherë, pse mos ta konsumojmë pjeprin sa më shumë të mundemi gjatë stinës së tij? Ai është fantastik si frut kur konsumohet veçmas, por italianët, si mjeshtrit e të jetuarit shijshëm, krijuan antipastën me pjepër dhe proshutë. Shumëkush e konsideron pjeprin si gjysmë-frutë, gjysmë-perime, me një shije disi më të ëmbël. I kombinuar me jeshillëqe, ai shërben si një përbërës freskues në sallatë.

Përbërësit:

  • 1 qese me gjethe të përziera sallate
  • 8-10 domate qershi
  • 1 qepë e kuqe
  • gjysmë pjepri i varietetit Galia
  • uthull balsamike
  • mjaltë
  • vaj ulliri

 

Përgatitja:

Qëroni dhe prisni pjeprin në kubikë. Prisni domatet qershi në gjysma dhe prisni qepën në fije të holla. Përgatitni një salcë duke përzierë uthull balsamike, mjaltë dhe vaj ulliri. Hidhni në një tas të madh gjethet e përziera të sallatës dhe qepët dhe përziejini mirë me salcën. Vendosni sipër domatet dhe kubat e pjeprit dhe shërbejeni! Kjo sallatë shkon shumë me djathë apo mish në skarë, ndonëse mund të konsumohet edhe veçmas si një gatim veror freskues.

Burimi:

Anyakanyar (www.anyakanyar.hu)

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.