Vezë të mbushura me gjizë dhe salmon

Vezë të mbushura me gjizë dhe salmon

Vezë të mbushura me djathë të njomë me salmon

Kjo është një delikatesë e veçantë për mëngjes, e cila jo vetëm kënaq receptorët e shijes, por gjithashtu na plotëson që në krye të ditës nevojat ditore për proteina. Sigurisht, ky nuk është nga ato mëngjese që mund t'i përgatitni shpejt e shpejt edhe kur zgjoheni vonë. Nevojiten disa përgatitje, mundësisht një natë më përpara, nëse dëshironi ta keni gati për ta shërbyer dhe shijuar atë në mëngjes.

Vezët njihen si një burim i pasur me vitamina A, B, D dhe E, si dhe karoten. Shtoni pak gjizë, shoqërojeni me një peshk super të shëndetshëm dhe do të keni një vakt të shkëlqyer për ta nisur ditën siç duhet. Salmoni është një nga llojet më të shëndetshme të peshkut në botë. Ai është i pasur me acidë yndyrorë Omega 3, si dhe me vitamina A, B kompleks dhe D. Ai është gjithashtu i pasur në kalcium, hekur, fosfor dhe selen. Konsumimi i salmonit mund të ulë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të iktusit. Falë acideve yndyrore Omega 3, salmoni ka efekte të dobishme për shikimin, si dhe për metabolizmin tonë. Një arsye më shumë për ta konsumuar për mëngjes!

Përbërësit:

  • 8 kokrra vezë
  • 3/4 filxhan gjizë
  • 2-3 lugë gjelle salcë kosi
  • disa gjethe bimësh aromatike (kopër ose majdanoz)
  • kripë dhe piper sipas dëshirës
  • 120 gr fileto salmoni të tymosur

Ziejini vezët mirë. Pasi të jenë ftohur, qërojeni dhe priteni secilën në gjysmë për së gjati. Nxirrni me kujdes të verdhat e vezëve me lugë dhe pastaj shtypini me pirun. Trazoni gjizën dhe salcën e kosit për të përftuar një masë kremoze. Shtoni kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirën. Mbushini vezët me përzierjen, pastaj vendosni mbi to nga një fetë salmoni të bërë role. Kjo pjatë këshillohet të shoqërohet me bukë integrale të thekur. Megjithatë, nëse jeni në dietë, ajo është mjaftueshëm e shijshme dhe e bollshme edhe nëse nuk shoqërohet me asgjë tjetër.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.