Makarona-petë (fettuccini) me salmon dhe spinaq

Makarona-petë (fettuccini) me salmon dhe spinaq

Makarona fetuçini me spinaq dhe salmon

Çuditërisht, spinaqi dhe salmoni shkojnë jashtëzakonisht shumë me njëri-tjetrin. Nëse ka patur ndonjëherë arsye për këtë, ajo është harruar me kalimin e kohës. Megjithatë, një gjë është e sigurt: salmoni rozë shoqërohet shpesh me spinaq jeshil të ndezur. Ndoshta thjesht sepse duken bukur bashkë. Sigurisht, të dy janë gjithashtu jashtëzakonisht të shëndetshëm. Për shembull, salmoni është jashtëzakonisht i pasur në acide yndyrore Omega 3. Omega 3 ndihmon ne uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe  pastron enët e gjakut. Ajo mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe të llojeve të ndryshme të sëmundjeve kronike, të tilla si skleroza, astma, depresioni dhe presioni i lartë i gjakut . Ajo ndihmon ne përforcimin e sistemit imunitar dhe ka veti antiinflamatore, si dhe përmirëson në tërësi shëndetin dhe mirëqenien. Ndërsa spinaqi është i mbushur plot me acid folik dhe kalium, si dhe me vitaminë A dhe klorofil. Kur përgatisim spinaqin, duhet të bëjmë kujdes që ai të mos humbasë të gjitha vlerat ushqyese gjatë gatimit. Megjithatë, kjo recetë ka menduar edhe për këtë.

Përbërësit:

  • 500 gr makarona petë (fettuccini)
  • 50 gr gjalpë
  • vaj ulliri
  • kripë dhe piper sipas dëshirës
  • 250 gr fileto salmoni
  • 250 gr spinaq fletëvogël
  • 1 limon

Zieni makaronat në ujë të kripur e të valuar dhe kullojini kur të jenë “al dente” (pakëz të forta). Shpëlani salmonin dhe priteni në kubikë me përmasa 2,5 cm. Shtoni kripë dhe piper, pastaj skuqeni në gjalpë të përzierë me vaj ulliri derisa të thekëriset. Kalojeni salmonin në pjatë duke përdorur një spatul. Shtoni lëngun dhe lëkurën e një limoni të larë mirë në tiganin me gjalpë, shtoni makaronat e kulluara dhe sigurohuni të mbulohen plotësisht nga masa me lëngun e limonit. Shtoni disa lugë nga uji i makaronave dhe hidhni spinaqin fletëvogël. Përzieni gjethet e spinaqit me makaronat që të mos fishken dhe të mos humbasin ngjyrën e tyre të ndezur. Në fund, hidhni sërish salmonin në kubikë dhe shërbejeni.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.