Sallatë me spinaq, djathë blu dhe luleshtrydhe

Sallatë me spinaq, djathë blu dhe luleshtrydhe

Sallatë me spinaq, djathë blu dhe luleshtrydhe


Një nga parimet bazë të një diete të larmishme është se nuk duhet t’u riktheheni zakoneve të vjetra. Për shembull, duhet të jeni të gatshëm të provoni spinaqin si sallatë, pasi gjethet e tij të gjelbra, të freskëta e të mbushura plot me klorofil, acid folik dhe kalium, janë gjithçka ju duhet për bazën e sallatës. Luleshtrydhet janë jo vetëm të shijshme, por edhe jashtëzakonisht të shëndetshme. Luleshtrydhet mund te ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të tiroideve. Bashkoni këto dy superushqime, të gjelbrën dhe të kuqen; hidhni disa përbërës shtesë dhe do të përftoni një sallatë jashtëzakonisht të shijshme!

Përbërësit:

  • 170 gr spinaq fletëvogël
  • 300 gr luleshtrydhe të freskëta
  • 150 gr djathë blu
  • 80 gr kikirikë me kripë
  • uthull balsamike apo mjedre
  • mjaltë
  • vaj ulliri

Përgatitja:

Lani dhe kulloni spinaqin fletëvogël. Pastroni dhe hiqjani gjethet luleshtrydheve, pastaj shpëlajini nën ujë të rrjedhshëm dhe pritini më dysh (ose më katërsh, nëse janë të mëdha). Përziejini me spinaqin fletëvogël. Në një tas të vogël përgatisni salcën: uthull balsamike me një lugë çaji mjaltë (ndonëse duhet patjetër të provoni uthullën e mjedrës!) dhe një pikë vaj ulliri. Spërkateni mbi porcionin e sallatës që shërbehet në pjata. Thërrmoni pak djathë blu mbi të dhe hidhni kikirikët e kripur, pasi t'i keni skuqur pak në tigan. Kombinimi i luleshtrydheve të prera më katërsh, spinaqit, djathit blu dhe kikirikëve të thekur krijon një harmoni të habitshme shijesh, që rezulton në një pjatë të lehtë dhe të pazakontë.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.