Kekë të vegjël me çokollatë dhe panxhar

Kekë të vegjël me çokollatë dhe panxhar

Kekë muffin me çokollatë dhe panxhar të kuq

 

Panxhari është një perime me rrënjë të cilës nuk i jepen meritat që i takojnë. Por, pasi të jeni mësuar me shijen e tij, nuk do ta hiqni më kurrë nga tryeza, jo vetëm sepse është një antioksidant i mrekullueshëm, ka veti hemopoietike, ndihmon ne parandalimin e formimit te qelizave kancerogjene, rrit metabolizmin apo është i pasur në minerale dhe vitamina (kalcium, fosfor, hekur, sodium, vitamina A, B dhe C), por edhe për faktin se mund ta përgatisni në mënyra shumë të larmishme dhe të shijshme. Ka shumë mënyra të ndryshme për ta bërë panxharin supë. Mund ta piqni me pak uthull balsamike për një pjatë anësore fantastike. Nëse e grini të gjallë dhe e përzieni me rrepë, mund ta shoqëroni me gatime me bazë mishi. Dhe nëse e gatuani me mollë dhe erëza, mund të kthehet në një salcë të shkëlqyer. Dhe e fundit për nga radha, por jo për nga rëndësia, mund ta përdorni për të bërë kek, por pa ia treguar familjarëve skeptikë. Mos harroni diçka: panxhari lë njollë, prandaj mos përdorni pjatat tuaja më të mira. Ai mund t’ju lërë njolla edhe në duar apo rroba, prandaj bëni kujdes! Megjithatë, rezultatet do të flasin vetë.

Përbërësit:

  • 450 gr panxharë
  • 2/3 filxhan gjalpë
  • 4 kokrra vezë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 1/4 filxhanë miell
  • pak kripë
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 50 gr pluhur kakaoje të paëmbëlsuar
  • ekstrakt vaniljeje
  • 150 gr copëza çokollate

Përgatitja:

Lani mirë panxharin dhe vëreni të gatuhet mbi sobë. Pasi të jenë zbutur, lërini të ftohen dhe qërojini. Shkrini gjalpin dhe lëreni të ftohet. Shtoni panxharin dhe bëjeni pure me një mikser dore. Rrihni vezët dhe sheqerin derisa të formohet një masë kremoze, pastaj shtoni purenë me panxhar dhe gjalpë. Në një tas përzieni miellin me sodë buke, pluhur pjekës, kripë dhe pluhur kakaoje, pastaj bashkojeni masën me përzierjen me panxhar. Copëtoni imët çokollatën e zezë (ose grijeni në rende) dhe hidheni në brumë. Hidheni brumin me lugë në një tavë me forma. Nëse do të përdorni një tavë drejtkëndore për ëmbëlsira, atëherë do të duhet ta prisni brumin në forma katrore. Kekët do të jenë gati pas një orë në një furrë të graduar në 180 gradë.

Kjo është një ëmbëlsirë e pazakontë për të gjithë familjen, dhe falë panxharit, do të qëndrojë e njomë dhe e freskët për disa ditë.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.