Pavarësisht se si i preferoni kungujt e ëmbël: me lëng portokalli, xhenxhefil, mjaltë, kerri të bluar, spec djegës, apo të zbutur me pana; eksperimentoni, provoni gjëra të ndryshme! Kungulli i ëmbël është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Supa me kunguj të ëmbël është në modë dhe shumë e preferuar nga të gjitha moshat, ashtu si dhe kungulli i ëmbël i pjekur. Ju mund ta hidhni atë në një tas me kapak dhe ta merrni me vete, dhe ndonëse është më e mirë e ngrohtë, mund ta konsumoni edhe të ftohtë, të bindur se ajo do t'i ruajë dobitë e shumta shëndetësore që ka.
Vitaminat C, E dhe karoteni janë ndër të parat vlera ushqyese të kësaj supe që vijnë ndërmend, por ajo përmban gjithashtu edhe hekur, fosfor, magnez, kalium dhe bakër. Falë përmbajtjes së ulët në karbohidrate dhe të lartë në fibra, edhe ata që janë në dietë mund ta hanë pa u ndjerë në faj. Mund ta bëni pure duke e kombinuar me çdo lloj mishi, por na lejoni t’ju japim një ide për një darkë të shpejtë dhe të shijshme e cila mund të përshtatet sipas nevojave dhe shijeve të familjes suaj. Përzierja e shijes së ëmbël dhe të kripur: butësia plot lëng e kungullit vjeshtak dhe shija e veçantë e djathit të bardhë janë një kombinim joshës. Për më tepër, kjo pjatë përgatitet për vetëm 30 minuta.
Përbërësit:
· 900 gr kungull vjeshtak
· 1/2 filxhan djathë i bardhë
· 100 - 200 gr vaj ulliri
· 2-3 lugë gjelle uthull balsamike
· kripë dhe piper sipas dëshirës
· rozmarinë e freskët
· 2-3 lugë gjelle mjaltë
· një grusht me fara pishe
· 140 gr rukol
Prisni kungullin vjeshtak në gjysmë, hiqni farat me lugë, pastaj qërojeni dhe priteni në kubikë me përmasa 2,5 cm. Hidheni në një tas të madh, spërkateni bollshëm me vaj ulliri dhe uthull balsamike, pastaj hidhni një sasi të mirë kripe dhe piperi. Hidhni disa gjethe rozmarine të sapokëputura dhe trazojeni mirë. Gatuani në avull kungullin vjeshtak në një tigan të madh me kapak. Kur të fillojë të zbutet, spërkateni me mjaltë dhe karamelizojeni. Hiqeni nga zjarri. Prisni djathin e bardhë në kubikë të vegjël dhe përziejeni me kungullin vjeshtak të zbutur. Në fund, hidhini sipër rukola dhe fara pishe të pjekura. Shijojeni sallatën tuaj të lehtë dhe ushqyese.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.