Brusketa me pesto panxhari

Brusketa me pesto panxhari

Llokma me pesto panxhari të kuq

Konsumimi i disa perimeve super të shëndetshme duhet të jetë i detyrueshëm, dhe madje në sasi shumë më të mëdha nga ç'i konsumojmë aktualisht. Në recetat e mësipërme, kemi parë disa mënyra të përgatitjes së panxharit. Ai është një bombë e vërtetë mineralesh, plot me hekur, kalcium, acid folik dhe vitaminë A. Panxhari është një antioksidant i jashtëzakonshëm me veti hemopoietike. Gjithashtu, ai mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene dhe të rrisi metabolizmin. Panxharët duhet t’i provoni në sa më shumë receta, në mënyrë që të mund t’i konsumoni sa më shpesh që të mundeni. Panxhari i pjekur me uthull balsamike është një pjatë anësore e shkëlqyer. Ai është shumë i mirë si supë, dhe kur kombinohet me çokollatë përftohet një kek i mrekullueshëm. Megjithatë, të paktë janë ata që kanë menduar ta përdorin panxharin si bazë për pesto. Sigurisht, kjo do të jetë paksa ndryshe nga pestoja tradicionale. Në vend që të përgatitni me të një vakt me spageti, ju rekomandojmë të lyeni bukën e thekur me të apo ta shërbeni si salcë nëpër kokteje për të ngjyer biskotat e kripura,

Përbërësit:

  • 500 gr panxharë
  • 3/4 filxhan arra
  • 2 lugë gjelle rrepë e gatshme
  • kripë dhe piper sipas dëshirës
  • 1-2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Lani mirë panxharët, fshijini mirë, pastaj mbulojini me letër alumini dhe piqini në furrë derisa të zbuten. Ngulini pirunin çdo panxhari dhe qërojini, pastaj lërini të ftohen. Ndërkohë, thekni lehtë kikirikët në një tigan pa vaj. Arrën dhe panxharët e ftohur hidhini në mikser, shtoni vaj ulliri dhe dy lugë gjelle rrepë të gatshme nga kavanozi. Hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës, pastaj bëjeni pure në mikser dhe hidheni me lugë në një kavanoz. Me të lyeni biskotat e kripura dhe vendosini një garniturë sipas dëshirës suaj: mund të shtoni pak djathë dhie, një fetë të hollë rrepke, gjethe rrepke apo fara pishe të pjekura. Ju bëftë mirë!

Burimi:

Anyakanyar (www.anyakanyar.hu)

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.