Në kulmin e vapës gjithçka dëshironi janë lëngjet, dhe me shumicë madje. Mundësisht, edhe ushqimi të jetë në trajtë të ujshme. Në momente si këto ia vlen të zgjidhni një perime që është freskuese në vetvete: si për shembull kastraveci. Falë përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, kastravecët janë jashtëzakonisht të dobishëm për shëndetin tuaj. Ata ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat, por edhe ripërtërijnë nivelet tuaja të vitaminës B dhe C, si dhe janë të pasur me kalium dhe magnez. Kastraveci është një ndër ushqimet bazë të programeve për rënien nga pesha. Kjo supë përgatitet shumë shpejt dhe është një gatim veror tejet freskues.
Përbërësit:
- 2 filxhanë kos
- 1 kastravec mesatar
- 1-2 thelpinj hudhre
- vaj ulliri
- kripë
- 100 gr arra të grira
- kopër e freskët
Përgatitja:
Qëroni dhe grini në rende kastravecin dhe përziejeni me 1-2 thelpinj hudhre të grirë në rende dhe 2-3 lugë gjelle vaj ulliri. Hidhini kripë për shije, pastaj shtoni dy filxhanët me kos dhe arrat e grira. Në fund hidhini nja dy lugë gjelle kopër të prerë imët. Lëreni të ftohet dhe shërbejeni në tas. Një fetë buke e thekur do të shkonte mirë me të, ndonëse është një vakt veror freskues edhe i shërbyer veçmas.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.