Kek i vogël me çokollatë (brownie-cupcake)

Kek i vogël me çokollatë (brownie-cupcake)

Kek i vogël me krem çokollate

 

Kur të lind dëshira për diçka të ëmbël nuk ka rrugëzgjidhje, duhet medoemos të hani pak çokollatë. Në një mënyrë a në një tjetër, çokollata të bën vërtet të lumtur. Ajo përmban një përbërës që quhet acid fenolik, i cili është i dobishëm për zemrën dhe ndihmon gjithashtu sistemin vaskular që të ruajë fleksibilitetin. Çokollata ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit të kockave: një shufër çokollate përmban më shumë kalcium sesa një gotë me qumësht. Madje, disa katrorë çokollate mund të jenë mjaft të mirë për personat që janë në dietë, pasi ndihmojnë për të luftuar nepsin dhe, çka është më e rëndësishme, përmbajtja e tyre e lartë në hekur dhe fosfat i bën mirë trupit. Një dozë e lartë mund të rezultojë në një përvojë thuajse euforike. Thjesht sigurohuni të mos e teproni, gjë që ka gjithmonë rrezik të ndodhë kur nivelet tuaja të serotoninës arrijnë majat nga vetitë antidepresante të çokollatës. Një kafshatë çokollatë mund të na ndihmojë përpara provimeve dhe sa herë që na duhet të performojmë mirë: efekti stimulues i kafeinës dhe teobrominës do të rezultojë në një qarkullim më të mirë të gjakut dhe rritje të përqendrimit. Çokollata ndihmon edhe në ripërtëritjen e qelizave përmes lidhjes së radikaleve në gjendje të lirë në trup, duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes.

Kam kënaqësinë t’ju informoj se falë eksperimentimeve të shumta kam zbuluar një kek me shumë çokollatë, por shumë të lehtë për t'u përgatitur. Për ta bërë punën edhe më të lehtë, do ta pjekim kekun në një tavë me forma për muffins. Nëse keni në dispozicion letra për kekë të vegjël, praktikisht keni eliminuar procesin e nxjerrjes së kekëve nga tava. Koha e pjekjes është e shkurtër, prandaj nëse i keni përbërësit, mund ta përgatisni dhe hani kekun sa hap e mbyll sytë.

Përbërësit: (për 12 kekë të vegjël)

  • 100 gr çokollatë e zezë (60-70%)
  • 100 gr gjalpë
  • 1/2 filxhan sheqer kallami
  • 1 filxhan miell
  • 2 lugë gjelle pluhur kakaoje të paëmbëlsuar
  • 3 kokrra vezë të mëdha
  • 1 lugë çaji ekstrakt kafeje (apo 3,5 lugë gjelle kafe)
  • 4-5 lugë gjelle reçel kajsie i trashë
  • 57 gr copëza çokollate

Përgatitja:

Ndajeni shufrën e çokollatës në katrorë dhe pritni gjalpin në kuba. Shkrijini të dy përbërësit në banjëmari. Çani dhe hidhni 3 vezë në një tas dhe shtoni sheqerin. Rrihini derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni kafenë (ekstraktin), hidhni me kujdes miellin dhe pluhurin e kakaos, pastaj shtoni reçelin e kajsisë dhe përziejeni mirë. Ndërkohë, hiqni nga nxehtësia çokollatën e përzierë me gjalpë dhe lëreni të ftohet shumë pak, ama sigurohuni të mos ngurtësohet sërish. Pasi të jetë ftohur pak, përziejeni shpejt me vezët dhe hidhni brumin me lugë në format e tavës në të cilat keni vendosur letrat për kekë të vegjël. Vendosni mbi çdo kek të vogël 6-8 copëza çokollate. Kjo do t’ju kënaqë syrin dhe stomakun që me kafshatën e parë.

Piqeni në furrë për 20-25 minuta në 180 gradë. Kafja përmirëson aromën e çokollatës dhe reçeli i kajsisë do t’i bëjë kekët e vegjël të butë dhe kremozë, duke mos i lënë të thahen.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.