Burrito është një nga ato ushqimet delikate dhe të shijshme meksikane që do t’ju ngopë shumë shpejt. Ai është një gatim i bollshëm dhe me vlera ushqyese, që me sa thuhet, është gatuar për herë të parë nga minatorët dhe barinjtë e Meksikës së Veriut. Burritot janë praktikisht një gatim i cili konsiston në një mbushje të bollshme të mbështjellë me një “tortilla” (pite me miell gruri apo misri), e cila paloset në fund. Sigurisht, nëse nuk doni të merreni me mbështjelljen, thjesht rrotullojeni si krepat, pasi kjo nuk ka për t’ia ndryshuar shijen. Gjithsesi, theksi mbetet te mbushja, e cila është e shëndetshme dhe vegjetariane, e përgatitur me thjerrëza (të pasura në fibra, acid folik, acide yndyrore Omega 3 dhe 6), domate, të cilat janë të mira për zemrën (të pasura me likopen dhe karoten) dhe avokado (e tejmbushur me acide yndyrore poli-të pangopura dhe vitamina A, C, D dhe E). Në fakt, ky është një gatim vegan aq i bollshëm sa askënd nuk do ta marrë malli për mishin. Ai është i shkëlqyer si për drekë ashtu edhe për darkë.
Ingredients:
- 1 pako tortilla (pite)
- 1 filxhan thjerrëza të kuqe
- 2 qepë
- 2 domate të pjekura
- 1 avokado e pjekur
- 1 limon jeshil (lime)
- kripë, piper, bimë aromatike dhe erëza sipas dëshirës: spec djegës, majdanoz, xhinxher
- vaj ulliri
Qëroni dhe prisni qepët në kubikë të vegjël. Filloni t’i skuqni dhe shtoni menjëherë erëzat që të lëshojnë aromën e tyre. Shpëlani dhe kulloni thjerrëzat, pastaj hidhini në një tigan të thellë. Filloni t’i trazoni, shtoni mjaftueshëm ujë sa t’i mbuloni dhe lërini në zjarr derisa të zbuten. Nëse do të jetë nevoja, hidhni më shumë erëza, në varësi të intensitetit të dëshiruar të shijes pikante. Pasi uji të ketë avulluar, na mbetet një pure me thjerrëza. Ndërkohë, presim domatet në kubikë, nxjerrim tulin e avokados me lugë, e presim atë dhe shtrydhim limonin jeshil. Ngrohni të dyja anët e tortillës në një tigan pa vaj. Mjafton që thjesht t'i ngrohni. Vendosni dy lugë gjelle me thjerrëza në mesin e tyre, vendosni domatet dhe avokadot sipër dhe spërkatini më lëng limoni jeshil. Tani paloseni tortillën në mënyrë që koka të jetë e hapur dhe fundi i mbështjellë.
Nëse nuk jeni veganë, pak salcë kosi apo djathë i grirë do t’i shtonte shumë shije, ndonëse burrito është i shijshëm dhe i bollshëm edhe pa to.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.