Byrek me mollë

Byrek me mollë

Byrek me mollë

 

Nëse na duhet një ide e shpejtë për ëmbëlsirë, byreku klasik me mollë nuk del kurrë nga moda. Sipas traditës, byreku me mollë bëhet me brumë brisè, të cilin mund ta blini të gatshëm në dyqan nëse nuk keni kohë që të punoni brumin dhe të hapni petë.

Për fat, kjo do të thotë se mund të mbani gjithmonë dy pako në ngrirje në rast të ndonjë vizite të papritur apo nëse familjen e ka kapur keq nepsi për ëmbëlsira. Thjesht nxirreni nga ngrirja dhe le të fillojë magjia.

Përbërësit:

  • 1 pako brumë brisé
  • 3-4 mollë të mëdha
  • 60 gr gjalpë
  • 1/2 filxhanë ksilitol
  • lëngu dhe lëkura e 1 limoni
  • ekstrakt vaniljeje
  • kanellë e bluar
  • lëkurë portokalli e karamelizuar
  • një grusht me bajame të qëruara dhe të prera

Përgatitja:

Qëroni mollët dhe pritini në kubikë të vegjël. Shtrydhni pak lëng limoni mbi to që të mos mavijosen.

Ndani brumin në tri pjesë. Hapni dy të tretat në një petë me trashësi 0,3 cm dhe shtrojeni mbi një enë zjarrduruese duke mbuluar anët. Mbajeni pranë një të tretën e brumit pasi do t’ju duhet për të mbuluar byrekun. Kur të vijë momenti, do të hapni petën, do ta prisni në shirita me një thikë dhe do të vendosni petët mbi byrek në formë rrjete.

Tani, skuqni gjalpin në një tigan dhe shtoni dhe karamelizoni ksilitolin. Hidhni mollët dhe lëkurën e limonit, shtoni një lugë të plotë kanellë të bluar dhe një lugë gjelle ekstrakt vaniljeje. Zieni mollët në avull dhe nëse dëshironi shtoni lëkura portokalli të karamelizuara, por mos u shqetësoni nëse nuk keni, pasi mund t’i zëvendësoni me stafidhe apo thjesht t’i lini jashtë recetës.

Hidhni mbushjen me mollë mbi petën e byrekut dhe spërkateni me fetat e bajameve. Pastaj vendosni rripat e brumit në formë rrjete. Piqeni në furrë në 180 gradë, do të jetë gati për 30 minuta.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.