Supë me panxhar (Borscht)

Supë me panxhar (Borscht)

Panxhari është një bombë e vërtetë mineralesh, plot me hekur, kalcium, acid folik dhe vitaminë A. Ai është një antioksidant i jashtëzakonshëm me veti hemopoietike. 

Panxharin duhet ta konsumojmë më shpesh dhe në forma më të larmishme nga normalisht, si për shembull duke e shoqëruar me lakër. Lakra e kuqe është e pasur në flavonoide, dhe si e tillë ndihmon në parandalimin e kancerit, nxit funksionim më të mirë të trurit dhe ruan shëndetin e zemrës suaj. Panxhari është një thesar me minerale: krahas vitaminave, përmban kalium, kalcium, fosfor, hekur, jod dhe sulfur. Këto përforcojnë sistemin imunitar, kontribuojnë në sistemin mbrojtës të qelizave, mund te parandalojnë formimin e koagulave të gjakut dhe për pasojë mund të ulin rrezikun e iktusit dhe të sëmundjeve kardiovaskulare. Ky kombinim i këndshëm i shijes dhe shëndetit në një supë bombastike plot ngjyra do ta gjallërojë padyshim ditën tuaj.

Borscht

 

Përbërësit:

  • gjysmë lakër e kuqe
  • 3 panxharë mesatarë
  • 1 qepë
  • 3 lugë gjelle e 1 lugë çaji vaj vegjetal
  • kripë, piper, qimnon i bluar
  • 2-3 gjethe dafine
  • pak trumzë
  • uthull vere të kuqe
  • 2 filxhanë lëng mishi apo perimesh
  • 1 filxhan salcë kosi

Prisni imët lakrën, pastaj qëroni dhe prisni në kubikë panxharin (do të ishte mirë të mbani veshur dorashka për të shmangur njollosjen e duarve). Skuqni qepët e prera me pak vaj, pastaj shtoni lakrën dhe panxharin. Skuqini duke i trazuar për 10-15 minuta. Hidhni lëngun e mishit apo të perimeve dhe shtoni kripë, piper dhe qimnonin e bluar për t’i dhënë shije. Jeni të lirë të shtoni disa gjethe dafine dhe pak trumzë. Shtoni pak uthull dhe gatuajeni derisa të zbuten perimet. Hiqni mënjanë gjethet e dafinës dhe shërbejeni supën me një sasi të bollshme salce kosi, të cilën duhet ta trazoni në supë përpara se ta konsumoni.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.