Një mëngjes i shpejtë dhe me vlera ushqyese është i rëndësishëm, pasi mëngjesi është pjesa më me rëndësi e ditës. Ky sanduiç i hapur është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Avokadot janë një burim i rëndësishëm i vitaminës E dhe janë të pasura në yndyra të pangopura, çka ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm kolesteroli. Falë përmbajtjes së lartë proteinike, avokadot janë tejet ushqyese, si dhe të pasura në beta karoten, magnez, folate dhe vitaminë K. Buka integrale mbulon nevojat tuaja për fibra dhe vitaminë B, ndërsa vezët ju furnizojnë me acidet yndyrore Omega 3, lecitinë dhe vitaminë D. Ka një arsye pse vezët janë një ushqim bazë kaq i preferuar për mëngjes: proteinat ju mbushin me energji dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur pa ju fryrë. Dhe nëse mëngjesi tradicional me vezë nuk ju ka pëlqyer kurrë apo ju është mërzitur, kemi përshtypjen se do ta adhuroni këtë recetë!
Përbërësit:
- bukë integrale (1 apo 2 feta për person)
- 1-2 avokado të pjekura
- 1 vezë për person
- gjalpë
- lëng limoni
- fara kungulli të pjekura
Përgatitja:
Shtrydhni apo hidhni pak lëng limoni në një tas dhe përziejeni me gjalpin e shkrirë. Lyejini fetat e bukës me këtë përzierje. Priteni avokadon në gjysmë, hiqni farën dhe nxirrni tulin me lugë duke bërë kujdes, në mënyrë që të mund t’i prisni hollë të dyja gjysmat. Shtroni copat e avokados mbi fetat e bukës. Në një tigan të vogël të thellë vini ujin të ziejë dhe shtoni disa pika uthull. Çani me kujdes një vezë për person dhe hidheni në ujin e zierë. Mbulojeni tiganin sapo të keni hedhur vezët. Pasi të jenë bërë, nxirrini me lugë dhe vendosini në mes të sanduiçëve. Spërkatini sanduiçët me fara kungulli të pjekura për një mëngjes më tërheqës dhe me më shumë vlera ushqyese.
Burimi:
Anyakanyar www.anyakanyar.hu
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.