Kunguj të mbushur

Kunguj të mbushur

Kungujt janë ndër perimet më të pëlqyera. Këtë perime me pak kalori dhe shumë fibra mund ta blini pothuajse në çdo stinë. Ai mund të përgatitet në mënyra nga më të ndryshmet. Për shembull, kungujt e mëdhenj mund t’i përgatisni të mbushur, dhe për këtë recetë jemi frymëzuar pikërisht nga kjo mënyrë përgatitjeje.

Kunguj të mbushur

 

Përbërësit:

  • 4 kunguj
  • 2 filxhan mish gjel deti i grirë
  • 1 qepë e madhe
  • kripë dhe piper sipas dëshirës
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • 3/4 filxhan dhe 2 lugë gjelle salcë kosi apo kos
  • 200 gr djathë mocarela

Skuqni qepët në tigan. Shtoni gjelin e detit dhe kripë e piper sipas dëshirës. Nëse ndiheni të guximshëm, shtoni pak spec të kuq të tymosur. Gatuajini derisa të jenë bërë dhe më pas shtoni majdanozin. Priteni kungullin në gjysmë dhe hiqni tulin në mes me lugë në mënyrë që të formohet një formë varke. Hidhni pak kos apo salcë kosi në bazën e kungujve, pastaj shtoni një shtresë me gjel deti mbi to, mbulojini sërish me salcë kosi dhe spërkatini bollshëm me mocarela të prerë apo të grirë. Pasi të keni ndarë me thikë mbushjet midis kungujve, shtrojini ata në një enë zjarrduruese dhe piqini në furrë të nxehur paraprakisht për 40 minuta në 180 gradë. Kur t’i shërbeni, mos hezitoni të shtoni sërish pak salcë kosi ose kos.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.