Krepat nuk janë gjithmonë të lehta, por nëse zëvendësoni disa nga përbërësit me alternativa më të shëndetshme, si për shembull të përdorni miell integral apo orizi, do të ishin shumë më të mira për ju. Nëse jeni kundër kësaj ideje, përpiquni t’i bëni krepat sa më të holla dhe të lehta. Duke qenë se ky është një version i kripur dhe rrjedhimisht nuk do të ketë mbushje të ëmbël, nuk keni pse të ndiheni shumë në faj kur t'i konsumoni. Dhe mund të bëjmë plot gjëra për t'i bërë edhe më të shëndetshëm!
Perimet me rrënjë janë një burim fantastik vlerash ushqyese. Përmbajtja e klorofilit në gjethe ka efekte detoksifikuese dhe alkaline. Ato përmbajnë nivele të larta kalciumi dhe, gjithashtu, pasurojnë trupat tanë edhe me minerale të tjera. Vitamina A që ato përmbajnë është një antioksidant i çmuar, dhe ato ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Këto perime këshillohet t'i konsumoni më mirë të gjalla, duke qenë se kanë efekte të dobishme në tretjen tonë dhe kanë veti pastruese për zorrët dhe ripërtëritëse për stomakun. Shumë njerëz tremben kur dëgjojnë fjalën “spinaq”. Nuk mund ta mohojmë se Popeye i ka dhënë një emër të mirë, por spinaqi ka dhe shumë të mira të tjera! Përveçse është i tejmbushur me acid folik dhe kalium, varianti i tij i butë mund të përgatitet në mënyra nga më të ndryshmet, dhe është jashtëzakonisht i shijshëm! Le të flasim pak për spinaqin gjethevogël. Në dyqanet ushqimore, ai ndodhet ngjitur me rukolën dhe valerianën, dhe kaq mjafton për të kuptuar se nëse bashkohet me perime të ndryshme, domate, rrepka, kastravecë, speca, do të përbënte një bazë të shkëlqyer për sallatë. Por ai do të ishte fantastik edhe si mbushje për palaçinkat.
Përbërësit:
- 12-15 krepa
- 1 pako spinaq fletëvogël
- 200 gr djathë i bardhë
- 1/3 filxhan fara pishe
- vaj ulliri
- piper i bardhë
Skuqni palaçinkat dhe ndërkohë prisni djathin e bardhë në kubikë të vegjël. Piqni farat e pishës në një tigan pa vaj dhe lërini mënjanë në një tas. Tani shtoni pak vaj ulliri në tigan dhe lëreni spinaqin fletëvogël të fishket. Shtoni vetëm pak piper të bardhë, por jo kripë; mjafton kripa e djathit të bardhë. Përzieni spinaqin e fishkur me djathin e prerë në kubikë. Mbushni palaçinkat me përzierjen dhe spërkatini me fara pishe. Kjo është një darkë e lehtë dhe e shijshme!
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.