Tërshërë me fruta pylli

Tërshërë me fruta pylli

Tërshërë me fruta pylli

Tërshëra është një burim fibrash të patretshme që ju bën të ndiheni të ngopur më gjatë dhe për këtë arsye është një nga ushqimet bazë të preferuara në dietat me pak kalori. Ajo kontribuon në ruajtjen e një presioni të shëndetshëm të gjakut dhe përmban proteina, karbohidrate, si dhe antioksidantë. Konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon ne uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe falë treguesit të ulët glicemik mund të konsumohet pa frikë edhe në dietat për diabetikët. Mund t’i hidhni sipër çfarëdolloj fruti: për shembull banane, mollë apo dardhë të grira në rende. Megjithatë, frutat e pyllit i japin tasit një larmishmëri ngjyrash që e bën atë shumë tërheqës, si dhe ju japin avantazhin për ta nisur ditën me një dozë antioksidantësh. Nëse nuk keni fruta pylli të freskëta, mund të përdorni një lugë me fruta pylli të ngrira. Do të ishte mirë t’i lini të shkrijnë mbi një sitë gjatë natës, në mënyrë që t'i keni gati në mëngjes.

Përbërësit:

  • 1 filxhan e 5 lugë gjelle qumësht
  • 2 filxhanë tërshërë
  • 2 filxhanë fruta pylli
  • kanellë
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Në një tigan të thellë zieni qumësht dhe ujë në sasi të barabarta, më pas ulni temperaturën. Shtoni tërshërën, mjaltin dhe kanellën dhe lëreni në zjarr derisa të zbuten. Shërbejeni duke i hedhur sipër fruta pylli dhe pak mjaltë nëse dëshironi.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.