Ekziston një kek që shumëkush në Evropën lindore e sheh me dyshim dhe nuk mund as të imagjinojë që të ketë shije të mirë, edhe pse preferohet shumë në Amerikë. Ai nuk ka shije karote dhe ndonëse shumë njerëz gënjejnë veten se karotat janë të shëndetshme për ne, pasi janë futur në furrë, vitaminat zhduken. Por ky version padyshim përdor më pak miell sesa recetat e tjera dhe madje gjysmën e tij e kemi zëvendësuar me bajame apo arra të grira. Falë arroreve yndyrore dhe përmbajtjes së lartë të karotave, keku nuk do të thahet, por do të ruajë shijen e freskët, gjithmonë nëse do t'ju mbetet ndonjë copë. Për këtë recetë nevojitet një shtresë e ngrirë me krem djathi, por ndonjëherë mjafton edhe thjesht një shtresë sheqeri të ngrirë. Dhe ç'është e vërteta, është fare e lehtë për t’u përgatitur... Ka vetëm një marifet që nuk duhet ta harroni: është mirë që çdo gjë të përgatitet paraprakisht. Mos u shqetësoni nëse përdorni shumë enë të vogla, pasi kjo do ta bëjë përzierjen shumë më të lehtë. Mund fare mirë t’i lani ato ndërkohë që keku është duke u pjekur!
Përbërësit:
- 2 filxhanë karota
- një grusht me stafidhe
- 1 filxhan sheqer kallami
- 1 1/3 filxhanë bajame të grira (ose arra)
- 1 filxhan dhe 2 lugë gjelle miell integral
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kanellë e bluar
- 1 lugë çaji xhenxhefil i bluar
- pak kripë
- 4 kokrra vezë
- 1 filxhan vaj vegjetal
- 1 filxhan (2 tasa me nga 200 gr) krem djathi
- 3 lugë gjelle sheqer pluhur
- 100 gr pana kuzhine pa shumë yndyrë
Qëroni dhe grini në rende karotat, lani dhe kulloni stafidhet. Në një tas përzieni përbërësit e thatë, pastaj çani dhe hidhni vezët një e nga një. Në fund, shtoni vajin dhe trazojeni derisa të formohet një masë kremoze. Pak e nga pak, shtoni karotat dhe në fund stafidhet. Piqeni kekun në një tavë ëmbëlsirash me diametër 25 cm (ose në një tavë drejtkëndore). Lëreni në furrë për gati 45-50 minuta në 180 gradë. Lëreni të ftohet ndërkohë që përgatisni kremin. Përzieni kremin e djathit me pak sheqer pluhur, ekstrakt vaniljeje dhe qumësht apo pana pastiçerie pa shumë yndyrë, derisa të formohet një masë kremoze, pastaj vendosni gjysmën e masës mbi kek. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe pasi të jetë ngurtësuar pak, përhapeni mbi kek. Dekorojeni me një pirun dhe nëse keni dëshirë shtojini kanellë, sheqerka me ngjyra, arra të ndara për gjysmë apo dekorime në formë karote.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.