Kjo është një tjetër recetë me përbërës super të shëndetshëm. Siç dihet, peshkun duhet ta konsumojmë mundësisht tre herë (ose të paktën një herë) në javë për të furnizuar trupin tonë me acidet yndyrore Omega 3 që i nevojiten. Omega 3 është një acid yndyror i domosdoshëm, të cilin trupi nuk arrin ta prodhojë vetiu, ndaj duhet ta konsumojmë si pjesë të dietës sonë. Lajm i mirë: peshqit e yndyrshëm janë jashtëzakonisht të pasur në Omega 3. Ajo kontribuon në një funksionim të shëndetshëm të trurit dhe ka efekte të dobishme për zemrën dhe kyçet. Omega 3 mund të ulë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe mund të pastrojë enët e gjakut. Ajo mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe të llojeve të ndryshme të sëmundjeve kronike, të tilla si skleroza, astma, depresioni dhe presioni i lartë i gjakut . Ajo ndihmon përforcimin e sistemit imunitar dhe ka veti antiinflamatore. Duke konsumuar salmon, ju e furnizoni trupin tuaj me vitamina dhe minerale shtesë, të tilla si kaliumi, zinku, hekuri, seleniumi dhe vitamina B12.
Shpargu është padyshim një burim i rëndësishëm vitaminash dhe mineralesh. Ai është jashtëzakonisht i pasur në kalium, magnez, hekur, vitamina B dhe C dhe ka fare pak kalori. Ai është i lehtë dhe tretet kollaj, gjë që e bën atë kryefjalën e çdo diete, për sa kohë përgatitet në mënyrën e duhur. Shpargu është i pasur në fibra, gjë që nxit tretjen e mirë, dhe është gjithashtu një ushqim diuretik , çka e bën atë të dobishëm për veshkat. Si përfundim, të kombinuar së bashku, këta dy përbërës shumëfishojnë dobitë shëndetësore të njëri-tjetrit. Ja një recetë e shijshme për t'i shijuar ata.
Përbërësit:
- 450 gr fileto salmoni
- 2 portokaj
- 2 tufa me shparg
- ullinj jeshil
- 1-2 lugë gjelle salcë soje
- vaj ulliri
- kripë dhe piper sipas dëshirës
- 1 limon
Shtrydhni portokajtë dhe limonin, dhe lëngun përziejeni me salcë soje dhe vaj ulliri. Marinadës shtojini kripë dhe piper dhe lyejini fetat e salmonit me të. Shtrojeni salmonin në një enë zjarrduruese dhe hidhni pjesën e mbetur të marinadës, më pas piqeni në furrë për pak më shumë se gjysmë ore në 180 gradë. Ndërkohë, prisni bishtat e fortë të kërcejve të shpargut në pikat ku këputen normalisht. Lani kërcejtë dhe hidhini në ujë të kripur të valuar, pastaj skuqini me pak vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Shërbejeni pjatën sapo salmoni të jetë gati dhe dekorojeni me ullinj jeshil dhe feta lëkure portokalli. Kështu do të keni përgatitur një drekë me pak kalori dhe shumë shije.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.