Kjo omletë e mbushur pikante (kai yad sai) është shumë e njohur në restorantet buzë rrugës, dhe në Tajlandë e konsumojnë shpesh për drekë. Në Evropë, omleta konsiderohet më shumë si një ushqim për mëngjes. Kjo recetë është padyshim e hatashme për mëngjes!
Përbërësit:
- 1/4 filxhan vaj vegjetal
- 100 gr mish derri pa dhjamë, i prerë në kubikë
- 2 domate, të prera në kubikë
- 4 lugë gjelle bizele (të gatuara)
- 1 qepë, e prerë imët
- 1/2 lugë gjelle sheqer palme (ose sheqer kaf)
- 1 lugë gjelle salcë peshku
- 1/4 lugë çaji piper i bardhë i bluar
- 1/4 lugë çaji salcë soje e errët
- 3 kokrra vezë
- 3 lugë gjelle majdanoz i prerë imët
- 1 spec i kuq, i prerë në shirita
Përgatitja:
Në një wok, lëreni vajin të nxehet dhe skuqeni mishin e derrit për 2 minuta. Shtoni qepët, bizelet dhe domatet, dhe më pas hidhni sheqer dhe piper. Shtoni salcën e sojës dhe atë të peshkut dhe vazhdoni skuqjen duke trazuar vazhdimisht. (Mos harroni të tundni lehtë wok-un herë pas here në mënyrë që ushqimi të mos ngjitet në një vend.) Rrihni vezët, spërkatni një tigan omlete me vaj dhe hidhni vezët në tigan. Pasi njëra anë e omletës të jetë gati, kthejeni me kujdes dhe skuqni edhe faqen tjetër. Pasi të jenë skuqur të dy anët, hidhni mishin e derrit dhe perimet e skuqura në mes të omletës, dhe më pas palosni anët e saj. Lini një pjesë të mbushjes të dukshme në qendër të omletës. Zbukurojeni pjatën me speca të kuq dhe majdanoz të freskët.
Këshillë e vlefshme:
Shtoni një porcion oriz për ta kthyer pjatën në një drekë më të bollshme.
Burimi:
Pierrot Megkóstolni Ázsiát
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.