Sallatë selinoje me mollë dhe arra

Sallatë selinoje me mollë dhe arra

Sallatë me selino, mollë dhe arra

 

Edhe grekët e lashtë i adhuronin kërcejtë e selinosë, të cilët, ashtu si shumë bimë dhe fruta të tjera, përdoreshin fillimisht si bimë mjekësore. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh përmbajtjen e lartë në ujë dhe fibra, dhe për pasojë, përmbajtjen e ulët kalorike (6 kalori për kërcell). Pavarësisht nga sa më lart, selinoja është e pasur në magnez, kalcium, kalium dhe sodium, çka i jep asaj veti përtëritëse, të rregullimit të humorit dhe të lehtësimit të dhimbjeve.

Kërcelli i selinosë, ndonëse krokant kur është i freskët, është më i butë dhe ka shije më të mprehtë se rrënja e selinosë. Ka një arsye pse, nëpër filma, koktejet shërbehen shpeshherë me një kërcell selinoje, sidomos "Bloody Mary". Selinoja rekomandohet nëse jeni në një dietë detoksifikuese apo për rënie në peshë, pasi ajo pastron dhe detoksifikon trupin. Ajo ju ndihmon gjithashtu të pastroheni nga fibrat e patretshme, duke ndihmuar kështu edhe në luftën e vështirë kundër celulitit. Ajo ka veti antiinflamatore, nxit tretjen e mirë dhe me sa duket është e dobishme edhe për sistemin nervor.

Dhe cila është mënyra më e mirë për ta përdorur? Kërcejtë e brendshëm janë më të butë. Ata mund të priten menjëherë pasi t’i keni shpëlarë mirë. Kërcejtë e jashtëm duhet të pastrohen siç pastroni barbunjat.

Kërcejtë e selinosë janë një bazë e shkëlqyer për sallatë! Nëse nuk ju pëlqejnë kastravecët dhe ju ka ardhur në majë të hundës sallata iceberg, provoni kërcejtë e selinosë dhe nuk do t'u ndaheni më kurrë! Ato kombinohen më së miri me lloje të ndryshme frutash: krahas mollëve dhe dardhëve, shkojnë shumë edhe me ananasin (konservë apo të freskët). Megjithatë, selinoja nuk bën dallime: ajo shkon si me karotat e grira në rende, misrin e qëruar, djathërat e butë (të grirë në rende apo të thërrmuar, djathi i bardhë apo gorgonzola), ashtu edhe me një ushqim tjetër të shëndetshëm dhe të shijshëm, peshkun (sidomos toni apo salmoni). Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për sallata, mundësitë janë të pafundme.

Përbërësit: (për 4 persona)

  • një tufë kërcejsh selinoje
  • 1 sallatë iceberg
  • 2 mollë mesatare
  • 1 filxhan arra
  • një grusht me stafidhe
  • uthull balsamike, vaj ulliri

Përgatitja:

Hiqni kërcejtë e jashtëm të selinosë dhe pritini në formë rrathësh. Lani dhe prisni kërcejtë e brendshëm, më pas pritini fetat në gjysmë. Shpëlani sallatën iceberg dhe shkëputni gjethet një e nga një. Lani mollët dhe pritini në rriska. Merrni disa tasa dhe shtroni gjethe sallate në fund të secilit. Në një tas tjetër, bashkoni selinonë, mollët, arrat dhe stafidhet, pastaj shtoni vaj ulliri dhe uthull balsamike sipas dëshirës. Përzierjen hidheni pirg mbi gjethet e sallatës nëpër tasa dhe shërbejeni.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.