Kroketa kungulli

Kroketa kungulli

Kungulleshka krokante

Ka disa perime me të cilat nuk kemi të ngopur. Kungulli është një prej tyre. Ai nuk është një varietet i kungullit vjeshtak apo i kastravecit. Është një perime e bukur me jeshile të shndritshme që po të doni e qëroni, edhe pse nuk është e domosdoshme. Kungulli është shumë i butë, çka bën që fibrat e tij të treten lehtë dhe kjo është gjë e mirë për stomakun tonë. Duke pasur parasysh se përmban vetëm 19 kalori për filxhan, nuk keni pse të kërkoni më tej për një dietë të përkryer. Me kunguj mund të përgatisni një supë kremoze e shumë të shijshme, ose një çorbë me pana, qepë dhe bimë aromatike. Gjithashtu, kungujt mund t'i skuqni në copëza të holla derisa të bëhen përsosmërisht krokantë, dhe madje mund t'i përdorni si zëvendësues të miellit kur përgatisni kek. Receta vegjetariane e mëposhtme mund të përgatitet sa hap e mbyll sytë, dhe për ta bërë akoma të shëndetshme dhe të pasur në fibra, do ta përgatisim me drithëra. Pa e zgjatur më tej: kroketa kungulli!

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 2 kokrra vezë
  • 2 filxhanë tërshërë
  • pak kripë
  • piper i bardhë
  • kopër
  • 1 lugë gjelle vaj vegjetal

 

Lani kungujt dhe hiqni pjesët fundore. Grijini në rende mbi një tas duke përdorur renden me vrima të mëdha. Shtojuni pak kripë dhe lërini të lëshojë ujin e tyre. Shtrydhni ujin, dhe më pas kalojini kungujt në një tas tjetër, shtoni vezët dhe drithërat, shtoni piper të bardhë dhe koper (shtoni edhe pak kripë nëse mendoni se duhet). Holloni pak masën me një lugë gjelle me vaj. Përziejeni mirë dhe lëreni të vijë në mënyrë që drithërat të thithin ujin e tepërt nga kungujt. Pas gati 10 minutash ngrohni pak vaj në një tigan. Formoni qofte të vogla me një lugë gjelle, rrafshojini dhe skuqini nga të dyja anët. Këto kroketa janë shumë të shijshme edhe nëse i konsumoni veçmas, por mund t’i shërbeni edhe me një pjatë anësore, si për shembull oriz.

Një kombinim perfekt do të ishte një salcë e lehtë e përgatitur me kos dhe erëza sipas dëshirës.

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.