Kremi shumë i dashur i lajthisë nisi rrugëtimin e tij për të pushtuar botën përpara 50 viteve në qytezën e vogël të Albës, në rajonin e Piemontit, Itali. Petro Ferrero, pastiçeri italian, kishte që në vitet 1920 që eksperimentonte me një gjalpë arror të ëmbël dhe me vlera ushqyese. I përhapur mbi fetën e bukës, ky krem mund të kthehej në një mëngjes të përkryer për fëmijët dhe punëtorët e krahut. Si përfundim, ishte djali i tij, Michele Ferrero, ai që perfeksionoi kremin e çokollatës me lajthi në vitin 1964. Ai prezantoi një etiketë dhe ambalazhim të ri, i shtoi një prapashtesë italiane fjalës angleze “nut” dhe pjesa tjetër është histori. Sot Nutella është më e preferuara në 100 shtete. 10 fabrika në mbarë botën prodhojnë mbi 350 mijë tonë në vit.
Përbërësi kryesor është lajthia e Piemontit, e cila gëzon statusin e treguesit të mbrojtur gjeografik, të deklaruar nga Komisioni Evropian. Arroret e ruajnë shijen dhe aromën e tyre edhe pasi piqen. Lajthitë përmbajnë acide yndyrore të pangopura dhe kësisoj janë mjaft të mira për shëndetin. Konsumimi i 1/4 filxhan arrore në ditë ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Krahas sa më lart, arroret përmbajnë edhe nivele të larta mineralesh, vitaminash dhe fibrash, çka i bën ato pjesë të rëndësishme të një diete të ekuilibruar. Fibrat ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e obezitetit, pasi ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Ja pse lajthitë rekomandohen kaq shumë si një ushqim i lehtë. Lajthitë janë të pasura në vitaminat B1, B2, C, H dhe E, si dhe në kalcium dhe kalium. Kombinimi i lajthive me kakao apo çokollatë është dyfish i shëndetshëm, kjo pasi përmbajnë bakër, magnez dhe hekur, çka ndihmon në përmirësimin e densitetit të kockave, funksionit të trurit dhe tonifikimit të muskujve.
Këtë delikatesë mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpitë tuaja.
Nutella e bërë vetë: Përbërësit
- 1 1/3 filxhanë lajthi
- 2/3 filxhan çokollatë e zezë
- 2/3 filxhan çokollatë me qumësht
- 1 filxhan e 5 lugë gjelle qumësht i paskremuar
- 3 lugë gjelle qumësht pluhur
- 1 lugë çaji mjaltë
- 2 lugë gjelle pluhur kakaoje të paëmbëlsuar
- pak kripë
Përgatitja:
Vendosini lajthitë në një tavë me letër pjekjeje dhe piqini për rreth 10 minuta në një furrë të ngrohur paraprakisht. Hiqjani lëkurën dhe trazojini në një mikser teksa janë ende të nxehta, për të përftuar një masë kremoze. Në një tigan të vogël të thellë hidhni qumështin, qumështin pluhur, mjaltin, pluhurin e kakaos dhe kripën dhe lërini të ziejnë. Shkrini të dy llojet e çokollatave në banjëmari. Çokollatës së shkrirë shtojini masën e qumështit, pastaj trazojeni me kremin e lajthisë. Mbushni kavanozat me Nutella-n e bërë vetë dhe shijojeni duke lyer fetat e bukës me të, apo edhe duke e ngrënë me lugë direkt nga kavanozi!
Burimi:
Anyakanyar (www.anyakanyar.hu)
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.