
Në pamje të parë, ky ushqim delikat i ngjan shumë një ëmbëlsire italiane të njohur me arrë kokosi, por kjo recetë është shumë më e shëndetshme, madje sipas meje, edhe më e shijshme. Shija dhe aroma e arrës së kokosit është një kënaqësi për shqisat dhe ndjell magjinë e vendeve të largëta. Ajo është një frutë e rrallë, pasi mund të përdoret çdo pjesë e saj. Si frutë, arra e kokosit është jashtëzakonisht ushqyese: plot me minerale dhe vitamina B dhe E, përmban gjithashtu niacin, magnez dhe kalcium. Qumështi i arrës së kokosit është një burim i shkëlqyeshëm kalciumi: rekomandohet jashtëzakonisht shumë për fëmijët, sportistët dhe njerëzit që po rimarrin veten pas një sëmundjeje. Fibrat e arrës së kokosit kanë një efekt të dobishëm për stomakun dhe ndihmojnë tretjen. Në recetën tonë të mëposhtme përdoren pjesë të ndryshme të arrës së kokosit, por jeni të lirë të eksperimentoni; nëse baza është në rregull, mund t'i shtoni çfarë të dëshironi.
Përbërësit (për 3-4 porcione)
- 1 filxhan gjizë (masë kremoze)
- 1 kanoçe e vogël qumësht arre kokosi (150 gr)
- 1-2 lugë çaji vaj arre kokosi
- 1/2 filxhan sheqer (mundësisht sheqer kallami apo ksilitol)
- 50-100 gr copëza arre kokosi
- bajame të plota të qëruara
Përgatitja:
Në një tas, përzieni gjizën me sheqerin derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni vajin e arrës së kokosit dhe kanoçen e vogël me qumësht arre kokosi (mundësisht të trashë dhe kremoz). Formoni toptha të vegjël dhe vendosni nga një bajame brenda secilit. Lyejini topthat me copëza arre kokosi dhe vendosini në frigorifer. Shërbejini pasi të kenë marrë formë. Kjo është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shëndetshme, e cila nuk do t'ju bëjë të ndiheni në faj pasi ta konsumoni.
Burimi:
Artikuj të ngjashëm:
Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut të miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri
Përpara përdorimit lexoni më kujdes udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.