Byreçka me proshutë dhe vezë

Byreçka me proshutë dhe vezë

Byreçka me proshutë dhe vezë

A do t’ju pëlqente një version i thjeshtë i sanduiçit për mëngjes? Peta sfoliatë e ngrirë ju vjen në shpëtim. Nuk do t’ju duhet as ta shkrini. Mjafton ta nxirrni nga ngrirja fill përpara se të përgatitni byreçkat për t’i futur në furrë. Teksa ato piqen, keni mjaftueshëm kohë për të pirë një filxhan të këndshëm kafeje, apo për të bërë gati pjesëtarët e familjes për ditën në vazhdim. Mëngjesi është një vakt i përshtatshëm për të marrë disa karbohidrate. Falë përmbajtjes së lartë proteinike të proshutës dhe vezës, këto byreçka të vogla do t’ju mbushin me energji.

Përbërësit:

  • 1 pako me petë sfoliatë
  • 8 feta proshutë
  • 8 kokrra vezë të plota
  • gjethe rrepke, qepë të njoma apo rukola
  • kripë dhe piper sipas dëshirës

Hapeni petën në një formë të madhe katrore dhe drejtoni skajet me një thikë të mprehtë. Priteni petën në tetë katrorë të barabartë, apo më pak në varësi të numrit të pjesëtarëve të familjes suaj dhe oreksit të tyre në mëngjes. Vendosni katrorët e brumit mbi vrimat e një tave me forma për muffins. Shtypni butësisht mesin e çdo katrori, duke u siguruar që anët dhe cepat të jenë të drejtuar për lart. Vendosni një fetë proshute brenda çdo katrori dhe hidhini një vezë sipër. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Piqeni në furrë për 15 minuta në 180 gradë celcius. Pasi të jenë gati, vendosini sipër gjethe rrepke, qepë të njoma apo rukola. Mëngjesi është gati!

Artikuj të ngjashëm:

Tabletat Aspirin® Protect rekomandohen për uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek pacientët që dyshohen për infarkt akut miokardit ; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me infarkt miokardi të mëparshëm; për parandalimin dytësor të insultit cerebral; për uljen e rrezikut të pamjaftueshmërisë së përkohëshme të qarkullimit në tru (i quajtur ataku ishemik tranzitor) dhe insultit cerebral tek pacientët me atak ishemik tranzitor; për uljen e rrezikut të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek pacientët me angina pektoris të qëndrueshme e të paqëndrueshme (sëmundje kardiake të karakterizuara nga dhimbje spastike, kontraktuese në gjoks); për parandalimin e bllokimit të qarkullimit si pasojë e mpiksjes së gjakut (tromboembolizmit) pas disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale vaskulare; për uljen e rrezikut të infarktit parësor të miokardit tek personat me faktorë rreziku kardiovaskular (si diabet mellitus, hiperlipidemi , hipertension, obezitet , duhanpirje, moshë e madhe).
 

 

Bar pa recetë me përmbajtje acidi acetilsalicilik. Bayer d.o.o Zyre Perfaqësie Tiranë
Rruga Elbasanit, nr 60, Pall Gerard-A. 1, shk 1/1. Tiranë, Shqipëri

Përpara përdorimit lexoni më kujdes  udhëzimet për përdorimin, dhe konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për rreziqet ose efektet e padëshiruara të mundshme.